Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

***

Eci mbi petale dhe shputat gjakosen
nga gjëmba, eci mbi asfalt dhe këmbët
me digjen, eci mbi balte e bëhem pis
marr këpucet e tua dhe eci…

 

***

Rendja shtigjeve pa fund
për të ardhur aty.
Ndonjëherë shtigjet
bëheshin labirinthe
rrugë pa krye,
kthehesha dhe rendja përsëri
për të qënë aty,
larg hapsirës së ngjeshur,
për të ndjerë frymëmarjen e qetësisë,
gërmezimin e prekjes,
hapat e ëndrrës,
pa tingullin e fjalëve,
puthjen e mendimeve,
përqafimin e qelizave,
peshën e ndjenjës
Renda …!

 

***

Mua më pëlqejnë lulet,
jo lulet e dyqaneve
paketuar aq bukur
rritur në parcela.
Më pëlqenje lulet nga kopshti,
nga kopshi i fëmijerise time.
A ka më lute të tilla?
Më pëlqejnë lulet që këpusja vet
mëngjeseve për në shkollë
e ndjeja zhurmën e kërcellit kur shkëputej
dhe lëngun e jetës së tyre ndër gishta.
Nuk mërziteshin lulet e mija me mua
çdo vit bëheshin më të bukura.
Mua më pëlqejne lulet
Ku ti gjej lulet e mija?!…

 

***

Eja mos u druaj, shiu jam unë
pa çadër në duar.
Nuk ke nevoj të mbulohesh
i copëzuar në pika futem thellë flokëve tē tu
dhe shkëmbejmē aromat
Unë aromë qielli, ti aromë Ti
Trupin po derdh mbi ty
mbyll sytë, veç ndjemë, jam unë,
rrëshkas sa më gjatë mundem
mbi lëkuren tënde të butë,
lëpihem nëpër gushë
pastaj …, nuk e di kush avullon;
Ti apo unë
Vazhdo ec në shi, mos u largo nga unë
gjithmonë i njëjti mall për të prekur ty,
mos ngurro të bësh dashuri
askush nuk të gjykon
për këdo, Ti je veç një vajzë që lagesh në shi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s