Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
TAKIMI
 
Nga sytë e tu bien perla lotësh,
lumenj me malle derdhen mbi mua
dhe dora ime midis flokësh,
dhe buza që më thotë çfarë dua.
 
Nëpër dëshira s’ ka arsye
por flakë jete nëpër sy,
gjithçka e njëjtë na ndodh të dyve
ti qan për mua, unë qaj per ty.
 
Kamzhiku i mallit na rreh shpirtin
fytyra jote plot mallëngjim,
kuptoj në heshtje si ndezim flirtin
jam fati yt, ti je fati im.
 
 
 
PA MËKAT
 
S’ kam thënë kurrë se jam pa mëkate
vëreni shpirtin, kur më rikthen vegime,
forma dhimbjesh, dy sy një ndajnate
dhe jeta që më ndjek me pendime.
 
Nuk u kam thëne kurrë sa jam pa mëkate
në çastin kur i merrja erë trëndafilit të jetës,
një pjesë brenda meje ishte harrakate
këpuste petalet hidhnak dhe i falej sedrës.
 
Gëzonte me profumin e dhimbjes së saj
ndërsa hijet tona bashkoheshin në forma unike,
nënqeshjes i pëshpëriste guguritës “s’kam faj “,
ajo “ viktima “ hidhte shikime frike .
 
 
 
PËRMBI VALË FLAKËRIMA
 
Kur agimi nder kudo krahët e dritës
retë djeg mes putpurive lart në qiell,
syri i artë rrëzëllim i falet ditës
dhe rishfaqet perandor me emrin diell.
 
Hap një fllad me dashuri gati hyjnore
puthje e agut midis brigjeve dhe zallit,
erë myshqesh, njelmësi endjes lumore
që të josh edhe të ndjek si erë malli.
 
Përmbi valë flakërima ndez dëshirat
të rrëmbesh smeralde shkumë ngjyrë ar,
ca stërkala midis duarsh dhe të lahesh
pragmëngjesi me shkëlqimin ujë dhe zjarr.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s