Kalendari poetik: Evgenij Baratynskij (1800-1844) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Evgenij Baratynskij

Kalendari poetik: Evgenij Baratynskij (1800-1844)

Kalendari poetik shënon 2 marsin si datën e lindjes së poetit rus. Kur ishte dhjetë vjeç i vdiq i ati, gjeneral i ushtrisë ruse. Edhe ai, nën shembullin e babait, në vitin 1825 u bë oficer, pas një viti u largua nga jeta ushtarake. Lirikat e para që shkroi në vitet tridhjetë janë gjithë ndjenjë dhe shpesh i përshkon një frymë mallëngjimi, dora dorës, ai mallëngjim ia la vendin një lloj pesimizmi filozofik, ja disa mendime të poetit: ”…njerëzimi do të përparojë nga ana industriale, do të jetë mbase më i pasur, por e gjithë kjo do të arrihet në kurriz të poezisë, do të humbasin vlerat e saj dhe njerëzimi do të shuhet si pasojë e impotencës seksuale…”
Ja dhe përzgjedhja ime në 220 vjetorin e lindjes së poetit rus:

YLLI (ЗВЕЗДА)

Vështro yjet, atje lart
Në këtë qetësi natën
Flakërijnë, hënës përqark
Në këtë qiell të kaltër.

Pa shih: veç nga të tjerët
Njëri ngjan krejt i veçantë!
Përse vallë? Del më herët,
A pse flakërin më qartë?

Aspak! Në të ngushëllohen
Të dashurit që janë larg
Dhe syt’e tyre takohen
Tek ai yll, atje lart.

E sheh në qiell të digjet,
Të sheh dhe ai, mendueshëm
Vështrimit tënd i përgjigjet
Dhe sërish digjet, gëzueshëm.

Netëve në blu të thellë
S’ja ndajmë sytë asnjë çast,
E ndjekim nga toka në qiell
I bëjmë shoqëri plot gaz.

E zgjodhe yllin që pëlqen?
Në këtë qetësi natën
Mes të tjerësh ndrin e shkëlqen
Në këtë qiell të kaltër.

Të parit yll mos i beso
Dhe, mos ki ngut në dashuri,
Nuk ndritin të gjithë njësoj
Dhe s’kanë thirrjen e atij.

Ti thirr yllin tënd që digjet
Që si ti vështron, mendueshëm
Vështrimit tënd i përgjigjet
Dhe sërish digjet, gëzueshëm.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s