Një rrugëtim “Espalier”, për të sjellë universin letrar në grushtin e lexuesit! (Vështrimi mbi përmbledhjen-përkthimin Antologji “Espalier me erën” të Marjeta Shatro-Rrapajt) / Nga: Adem Xheladini

Një rrugëtim “Espalier”, për të sjellë universin letrar në grushtin e lexuesit!

(Vështrimi mbi përmbledhjen-përkthimin Antologji “Espalier me erën” të Marjeta Shatro-Rrapajt)

Më ra në dorë “Espalier me erën” e një grupi autorësh të huaj, të cilët vijnë si antologji e përgatitur për botim nga përkthyesja e spikatur Marjeta Shatro-Rrapaj. Libri fillon me më të mëdhenjtë, ata që  tanimë nuk janë gjallë, po që vargu dhe vepra e tyre ka lënë vlera universle, siç është J. B. P. Moloere, F.Villon, Christophe Plantin, dhe të tjerë, ndërkohë që nuk mungon as plejada e të mëvonshmive, dhe jo vetëm e përfaqësuesve të letërsisë frankofone. Përkthyesja në këtë Antologji (siç e quan ajo), na shfaqet në trajtat e poliglotit, duke na sjellë njëkohësh edhe përkthime nga frengjishtja, anglishtja, italishtja, spanjishtja, portugalishtja, dhe në po të njëjtin stil, duke na e sjellë në pëllëmbë të dorës, kulturën globale letrare, ku spikasin, poetë nga India e largët, nga Afrika, Algjeria, Tunizia, Franca, Anglia, Argjentina, Franca, Spanja, Italia, domethënë përkthyesja përpiqet që globin letrar të na e sjellë në grusht.

“Espalieri i erës” nis me një fragment të Mizantropit, ku përmes  përkthimit të aktit II, skenës V, pëkthyesja na e sjell, Molierin si vlerë klasiciste në ditët e sotme, ku “krenarja ka zemrën e denjë për një kurorë”. Mëtej kjo rrugë e denjë e kurorës, vazhdon me këngën e kthimit nga burgu i vështirë të François Villon, pastaj Christophe Plantin vjen me “Lumturia e kësaj bote”, e cila kulmon atëherë kur pret në shtëpi vdekjen ëmbëlsisht.

Rrëfimi i erës “Espalier” vazhdon shtegtimin përmes Antoine de Bertin me fragmentin elegjik mbi trishtimin e keqardhjen, ku çdo gjë ik si një ëndërr në pamjen e agimit në madhështinë e një dite. Mëtej pason Fragmenti i Letrës së dymbëdhjetë “Për dashurinë e Perëndisë, të Nicolas Boileau Deapreaux, për të kapur regëtimën dhe rrugëtimin antologjik të “Espalierit me erën” nëpër vargjet e poezisë moderne duke nisur nga Helene Cardona (me një biografi të bujshme), po që përkthyesja është përkujdesur të na sjelë një “Gremlin shëtitës”në një shfaqje rrëshqitëse të të njëjtit imazh, shpuar tejpërtej e verbuar nga bardhësia e kohës (Nga jeta në pezullim, Salmon Poetry 2016), në një shtëpi si anije, duke shtrembëruar hënën sikur të mos kishte ndodhur asgjë…

Mëtej vjen Streha e Esther Granek, përmes linjave të dorës si shenjë e mirëbërjes në zgavrën e pëllëmbës, e mëpas pasuar nga rrëfimi i Nilvronill Shoovro, dhe vargu i tij në dy poezi ku lindja, e sjell dashurinë në ankth.

Antologjia e “Espalier-it” vazhdon me letërsinë që krijohet në Afrikën mesdhetare, ku përmes vargjeve të Abdelghani Rahmanit, përkthyesja na sjell një autor algjerian me disa poezi nga cikli poetik i librit “Frymë dhe buzëqeshje”, ku jeta kuptohet si falje, si nënë, si bukuri që nuk ofron veç pendime, ku autori kërkon faljen e vërtetë tek Zoti i madh, ku për të shpëtuar nga shtigjet e gënjeshtrës autori fton në adhurim hyjnor sepse “jeta nuk është e lehtë”.

Marjeta Shatro-Rrapaj

Vjen mëtej në “Espalierin erës” vetë Oktavio Paz me sytë e atdheut të rru fesë, ku drita i këndon hije në shkretëtirën e akullt, e pas tij Jernail S Aanand, na sjell “Emrin më të shpërndarë”, ku “shpalosja e misterit” duket si ndarje e pakalueshme në magjinë e imagjinatës së të rinjve.

“Dy trupa” që janë dorëzuar në aventurën e dashurisë vijnë nga Cristina Gonzalez, si morfeo për të endur një ëndërr, me “L            ulen e pavdekshme” të Mohamed Boukharket, e cila përkundet në “Djepin” e Viviane Cornelis  nga Belgjika, nëpër “Reflektimet” e Giancarlo Pompianu, ku shkëlqimet blu ngrihen shtigjeve verbuese.

Mëtutje Veronique Higelin na sjell “Akoma pak nga ti” këngë sirenash mbi gjurmët e mendimit, ndërsa Sandrine Coudert “Shpresën” e sheh si “fitore të shpresës” atëherë kur ajo kërcen me kohën sepse muzika e saj është prekëse, sepse “Mungesa e fatit” për Louise Hudon nga Kanadaja, është proteza e saj që u thye, në hapjen e zemrës sonë…

Kësisoj, “Përkdhelja ajrore dhe engjëllore” nga Marie-Laurence Gonzalez, vjen duke u zvarritur në krahët e agimit në çadrën e saj, në një mjegull të hollë e të lehtë, sepse në çastin kur “ajo nuk është e trishtuar” dhe shfaqet si “flutur e bukur” që ka fluturuar larg në ëndrra dhe i ngjan mbesës së saj…

Mëpas vijnë në varg gjithë një univers poezish nga Muhammad Azram,Fernando Alono Barahona, Achille Chavée, Michella Znarella, Ezhil Vendhan, Nassira Nezzar, apriliaZank,Keltoum Deffous, Lily Swarn me”Racën njerëzore” dhe një shkrim akrostik për djalin e saj Gobinnd Shahbaaz. Singh, Guy Goffette me “Jetën e premtuar”, Gunsel Djemal me “Hiret e dashurisë”, Sunita Paul me “Buzëqeshjen” e saj, dhe të “Vetes së saj të dashur”, Luz Maria Lopez nga Portoriko me “fëmijën nuse”, “Gruan” dhe “vjzat e rrëmbyera”, që janë shndërruar në “grumbuj kripe”, “reflektuar në fletushka”, pastaj Tarana Turan Rahimli, nga Azerbajxhani ku jeta mund të humbasë në pasqyrën e një gruaje, që nuk është as piktore, as kompozitore, mëtej Roula Pollard na sjell një “Pelegrinazh në përbashkësi”, Leyla IªIK me “momentet më të mira të kohës”, Alicia Minjarez Ramirez, me rrëfimin si “Pjesë e universit”, ABAHN LETH (LE ANH)

Nga Vietnami, për ta përfunduar me Fethi Sassi nga Tunizia dhe “Qiellin për një zog të çuditshëm” që spërkat në heshtje gishtat e diellit që varen në thithat e poezisë nën yjet që flenë…

Duhet thënë se shumica e autorëve të përkthyer dhe që vijnë nga gjuhë të ndryshme të globit të shqipëruara mjeshtërisht nga përkthyesja Marjeta Shatro-Rrapaj, sjellin pothuaj një enciklopedi kulturash të ndryshme të globit, me të cilat lexuesi shqiptar mbase rastiset për herë të parë.

Më duhet të them se përkthyesja Marjeta Shatro-Rrapaj, ka bërë një punë kolosale, e cila në letërsinë shqipe sjell vlera të reja, ndryshe nga ato tradicinalet, siç jemi mësuar t’i shohim tashmë, dhe me këtë ajo tenton që kulturës shqiptare t’i ofrojë një univers më të gjerë se ai i letërsisë ruse, frankofone, spanjolle, italiane angleze e gjermane,. Ajo, domethënë përkthyesja ka sjellë me finesë dhe dell përzgjedhjeje edhe pena të spikatura edhe jashtë bllokut euroatlantik. Me një fjalë, ajo ka mirëndërtuar dhe ka gërshetuar një mori kulturash e pikëpamjesh për jetën, mbase duke përfshirë një univers global.

Thënë shkurt, Marjeta Shatro-Rrapaj, është krijuesja që nuk bën zhurmë, por ajo punon në heshtje dhe na sjell neve si lexues vlera të spikatura në oreolin e letërsisë bashkëkohore. 141 faqet e përkthimeve mbase janë tanipërtani të mjaftueshme por pse jo edhe pokaq nxitëse që edhe të tjerë t’i rreken një pune kaq të lodhshme, po pse jo edhe fisnike, tipike si “Espalieri i erës”, që ka marrë shtegun për tek lexuesi shqiptar, përmes përkthyeses së heshtur por gjithsesi të vlershme të ditëve tona.

 

Adem Xheladini, Kërçovë, mars 2020

One thought on “Një rrugëtim “Espalier”, për të sjellë universin letrar në grushtin e lexuesit! (Vështrimi mbi përmbledhjen-përkthimin Antologji “Espalier me erën” të Marjeta Shatro-Rrapajt) / Nga: Adem Xheladini

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s