Poezi nga Armenida Qyqja

Poezi nga Armenida Qyqja
 
 
BRENDA NESH FLE NJË FËMIJË
 
Mes pirgje fjalësh flijohem pa frymë,
Dhe heshtja, i dashur, më vret po aq shumë…
Kur prej syve më ikën dhe më humb,
Si një fëmijë jam, që trembet në gjumë…
 
Se brenda nesh fle gjithnjë një fëmijë,
Që ajër dhe jetë prej syve kërkon,
Mjafton pranë vetes të më shtrëngosh,
Një çast, një rrahje që kohën e tjetërson…
 
 
 
SYTË QË KA ATDHEU
 
Sytë e më të dashurve ka Atdheu,
Të atyre që më nuk janë,
Por nga lart më vështrojnë,
Të shtrirë mes reve nga pas më ndjekin,
Hap pas hapi nëpër botën e ftohtë…
 
Sytë e më të dashurve ka Atdheu,
Që thellë brenda shpirtit më kërkojnë,
Kur vetveten e humb në turmën e panjohur,
Në shtegun që sa vjen e ngushtohet…
 
Sytë e tu, i dashur, ka Atdheu,
Që e përmallur i puth pareshtur në gjumë,
Me buzët e mia, dritën e tyre mbaj ndezur,
“Më besoni” -u them,
“Do të bëhet më mirë…”
 
 
 
KOHË ME GUMËZHITJE
 
I fika të tëra, edhe dritat,
Jashtë le të rrinë bota dhe zhurmat…
Në ekranin e sheshtë,
Lajmet dridheshin nga ethet e gripit,
Aq sa harruan edhe zjarret dhe bombat…
 
Dhe ja kështu lajmi zë lajmin,
Pararendësin varros në arkiva,
Diku jashtë rrugëve kollitet,
Një i ikur nga lufta i zbathur,
Në një mol dikush qan një të mbytur…
 
I fika, i shova të tëra,
Gumëzhitjet le të heshtin ca,
Nën pluhurin e harresës, asgjë nuk fle,
Nën agoni shan dhe mallkon
Kohën e mbrapshtë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s