Si një mbretëreshë! (Come una regina!) – Poezi nga Berta Biagini / Shkëputur nga vëllimi poetik “Si luledele që bien” – Finaliste në konkursin “Libri di-versi in diversi libri” organizuar nga Shtëpia Botuese “Libreria Editrice Urso” , Avola 2019- 2020

Poezi nga Berta Biagini

Shkëputur nga vëllimi poetik “Si luledele qe bien” – Finaliste në konkursin “Libri di-versi in diversi libri” organizuar nga Shtëpia Botuese “Libreria Editrice Urso” , Avola 2019- 2020

 

Si një mbretëreshë!

Lehtësi ! Respekt! Përkushtim!
Përbërës gati për përdorim
që lidhen në një labirint,
aty ku dielli dhe era grinden
duke krijuar vorbulla në situata,
ne te cilat

vetëm zemra di si të shkojë përtej
duke zgjedhur aq sa krijon varësi
në atë diçka që kurrë nuk do të pushojë së rrahuri
në krijim kthinash për t’ u përhumbur.

Interesa të përbashkëta valviten si flamur
atje lart ndër re duke parë të ardhmen,
duke kujtuar, në një vorbull fjalësh të zjarrta
që burojnë në kulmin e një ndjenje.

Pasaporta e një jete
ku zhytja nënkupton edhe vuajtje
rehatuar në një kujtim,
rrahje ekstreme e një dashurie të patretur.

Në sytë e atyre që
si një mbretëreshë
lart të ngrenë
duke tejkaluar çdo vështirësi që paraqitet.

Përktheu në shqip nga italishtja Juljana Mehmeti

 

Come una regina!

Leggerezza rispetto dedizione
Ingredienti pronti all’uso
Si vincolano in dedali
laddove sole e vento si cazzotano
Creando vortici in contesti che

solo il cuore sa dirigersi ad oltranza
Scegliendo quanto più credi assuefazione
a quel qualcosa che mai cesserà di battere
creando arzigogoli ove perdersi.

Interessi in comune come bandiera sventolano
Lassu tra le nuvole guardando il futuro
Quando rimembrando in un turbinio di parole infuocate
Sgorgheranno al culmine di un sentire

Passaporto di una vita
ove tuffarsi implica anche soffrire
Adagiandosi in un ricordo
battito estremo di un amore mai archiviato

Negli occhi di coloro che
come una regina
ti portano alta
superando ogni difficoltà si presenti.

 

Traduzione in lingua albanese a cura di Juljana Mehmeti

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s