Poezi nga Suzana Malaj

Poezi nga Suzana Malaj

 

Embargo

Këtë pranverë
bllokova rrugët që të cojnë drejt mushkërive
ajri i mbetur brenda më mban me frymë,
por duhet ta them – i rëndë është…
Këtë bombël oksigjeni e përdor si zhytësit
për të dalë e gjallë deri tek fyti
e t’i bëj embargo pranverës…
Të gjitha aromat e mbetura jashtë
e vuajnë këtë embargo,
këtë moslejim,
pse nga mushkëritë e mia deri në mendje
shijonin shfaqjet e parrëfyeshne
të një zonje të palavdishme…
Duhet ta them
se dhe embargoja për mosnxjerrjen e frymës
shijon transformimin tim,
ndoshta kobin tim e të kësaj pranvere fatkeqe!

 

Gjendje

Milje larg e një metër larg e kam frikën time
e bërë pandemike
ushqehet me dëshirën e pagojë
pas një maske.
Duart e alkolizuara shkruajnë fjalë të dehura,
obsesive…
Vihet në provë dëshira e njerëzimit
për të shkurtuar distancat!
E sotmja pandemike mbyll dyert e hap karantinat,
e nesërmja – peshon pritjet
nën ritmin “Together forever”…

 

Pa titull

Në vetëkarantinat e pakontrolluara
ëndrrat me sy hapur më kujtojnë donkishotët
Marrëzitë e kulluara lajnë duart
me prakticitetin e Sancos!
Shpëlarja bën zhurmën e shqytarëve besnikë
të babëzitur,
të panikosur!
Durimi ka përmasën e tridhjetë sekondave
që mat frikën me përqeshjen e botës.
Ka gjithnjë viganë kolosalë që ndryshojnë formën
për t’u ndeshur me donkishotët…

 

Aureolë e rreme

Nga këndet e syve lumnija
bie tangent mbi ballin!
Ato që përfitojnë aureolën e ndritur
janë mollëzat!
Balli i urtë
ekzekuton adaxhio ajthin e vetë
e tret shekullin!
Po i lidh kaishin ballit
për të gjetur kordinatat e zemrës!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s