Urimi i Rokfelerit / Tregim nga Namik Selmani

Urimi i Rokfelerit

 

Tregim nga Namik Selmani

Oxhakët e Gjirokastrës ishin më të përkëdhelur në ato vite. Aso kohe por edhe sot. Ishte një mjeshtër i rrallë në qytet mbase dhe në mbarë Shqipërinë e Jugur në Berat, ndë Korçë, në Libohovë, në Tepelenë, në fshatra e qytete. Dhe nuk kishte pak oxhakë edhe në Berat, edhe në Kruja apo Shkodër. Edhe në Gjakovë e Prizren. Herë me dhoma të mëdha ose odat me shilte herë kokrra mollë e me kallinj gruri në muret e tyre apo dhe urimet e të zotit të shtëpisë apo të miqve që kalonin pragun. Të gjithë drejtonin sytë nga oxhaku, nga zjarri i lisave, nga drita që shumë herë zëvendësonte edhe dritën e mekët të llampës. E xha Lamja e kishte trashëguar zanatin edhe nga babai i tij Gjoleka.

Kishte një vajzë, deli vajzë. Nga ato që iu këndohen edhe kur nuk kanë dalë ende në sokakët e qytetit dhe nuk shkonin në pazar. Shumë rrallë shkonte në Sokakun e të Marrëve, po Lamja e pinte kafenë. Mblidhej me burrat e lagjes dhe muhabetet nga nuk shkonin në atë odë të klubit. E herë edhe ia merrnin këngës . Një këngë të shtruar si ato gurët e malit apo si ato gurë që dikush i vinin në ato rrugë kur dilnin nga hapat e kuajve dhe të njerëzve.

E bisedat e gjirokastritëve shkonin, nga nuk shkonin. Edhe te kurbeti edhe te kaçakët , edhe te dashuritë e e ndaluara, edhe tea to Këngë Kafeneshë që përcilleshin njëra pas tjetrës si vargu i njerzve që ngjiteshin atje lart te Qafa e Pazarit. Po atë ditë i erdhi në shteg që t’i thoshte për Albulenën. Rrallë nxirreshin fjalët e shtëpisë në Pazar, po ja që edhe një lloj pengu e kishte Usta Lamja këtë gjë. Ishte 17 vjeç vajza e në shtëpinë e tij kishin nisur që të shtoheshin miqtë e largët, që nga ata që vinin me kuaj të bukur (kuaj për krushqi) edhe me tagji në shpinë për të ngrënë, por edhe të afërt nga lagjet e tjera të qytetit për ta marrë për nuse.

Gëzohej shumë Lamja. Kush nuk do që të gëzojë sa më shpejt e më shumë në dasmën e fëmjëve të bëhej gjysh e, më tej, dikush ta uronte për dasmën e nipit dhe të mbesës. O, sa i malluar ishte ai për dasmën e vajzës. Po një brengë të madhe kish. Një hall ta themi fshatçe. Kishte një brengë që ishte me e zjarrtë se zjarri bukulak i odave gjirokastrite edhe në Varosh edhe në Hazmurat, edhe në Palorto.

Pasi ia morën dy këngëve për Çeço Topullin dhe një këngë dashurie se si i erdhi për të mbyllur gojën. Vuv u bë atë ditë Usta Lamja.

-Pse s’flet më, more Lame? – e pyeti Agushi një fqinji i tij.

-Të të them një llaf vëllazërisht, more Agush? Do të ta them ty po edhe sofrës. Po edhe për të keq nuk do ma merrni se po ju flas me dorë në zemër.

Si miku mikut që nuk i ka asnjë borxh e nuk ia mbulon fytyrën për ndonjë gjynah. Po më rritet Albulena dhe nuk kam dot që t;i bëj një pajë të mirë. Të madhe edhe nuk e bëj dot po, të paktën mos e lë pa pajë se më vjen keq për të, por dhe turp më vjen. Se një prej jush do ma marrë për lypje. Jo, more vëllezër po ashtu si e thashë edhe më sëmbon.

Në tavolinë ishte dhe Dhimua një djalë i shkolluar që e dëgjoi dhe pak si me shaka i tha:

-More usta, ne jemi si jemi. Bukë e mish e raki kemi. Edhe për të kënduar libra, çoku e gjejmë nga një para se baballarët tanë na kanë lënë atë fjalën “Gjirokastra, qyteti i kadilerëve” po ti bëji një letër Rokfelerit. Ai është në Amerikë e thonë se është më i pasuri i botës. E ç’e ka ai parata për një pajë. Sa një thërrime buke e ka në sofra.

Xha Lamia e kishte dëgjuar mjaft habere për Amerikën dhe pa shkuar atje e donte atë vend ku kishte dhe mjaft gjirokastritë.

Shumë këngë të qytetit e kishin Amerikën në vargjet e tyre.

-Nder të madh po më bën, more bir, – ia priti ai.

Edhe pse brenda asaj fjalë të Dhimos kishte edhe pak shaka ose romuze si i thonin.

Ai e besonte edhe këtë djalë të shkolluar.

-Kush do ma kërrejë në gjuhën e tij letrën? – e pyeti duke e parë sy më sy atë.

-Ahhhhhaaa, -i hyri detit Dhimua e duhet të lëvizte edhe këmbët edhe duart.

-Mirë more, Mjeshtër, do ta bëj unë një letër po të kthen a s’të kthen llaff unë nuk e di .

-Na qoftë për hajër. Pooo, more, bir, mirë thua, ta bëjmë një herë mbase vë dorën në zëmër e na ndihmon.

Gjetën një kartë të pastër dhe ia nisi letrën. Ca Lamia, ca të tjerë. E letra po shkruante ca fjalë të thjeshta. Po i thoshte se ishte pastrues i oxhakëve dhe se ia mbushte barkun me bukë fëmijëve, po nuk mundej dot që ta martonin me një pajë të thjeshtë.

U tha e u bë.

Si një pëllumb i bardhë letra brodhi qiejve shkoi në vise të largëta. Që pas një jave të gjithë e harruan atë letër që e shkruan atje në klubin e mbushur me fjalë burrash me pak erë rakie nga ato që bëhen për të zburukuruar shpirtërat njerëzorë.

E madhe Amerika. Kush mund të kujtoheh për hallin e madh dhe të vogël të Usta Lames.

Po ,.. pas 6 muajsh një letër me sa e sa pulla sa mezi lexohej emri i atij që do ta merrte, erdhi në Gjirokastër. Kurbetçinjtë dërgonin shumë herë letra se, helbete, ato silini lajme kurbeteti dhe ca njerëz që vinin dhe dërgonin derë më derë ca para që ua sillnin djemtë e tyre.

Po këtë radhë letra vinte për Lamen për Lamen që i kishte kërkuar të madhit të botës me para për ta ndihmuar për atë pajë të vogël.

E prapë Dhimua. Ai djalë që që para 6 muajsh e kishte mbyllutr për herë të fundit letrën për në Amerikë.

E hapi aty në mes të burrave. E lexoi me një frymë e qeshi pak nënë zë. Po Lamja që ia shihte çdo gjë që bënte ia priti

-Pse qesh more bir? Ç’thotë?

Dhe aty në sy të burrave kur rakia e kafeja ishte vënë në çdo tavolinë, ai e lexoi

“I nderuari zoti Lame. E lexova letrën tuaj dhe më vjen shumë mirë që ti më beson një gjë të bukur dhe të dobishme për familjen tuaj. Është e vërtetë që unë jam sot njeriu më i pasur i botës, po kur nisa të bëj llogaritë pashë se ty të takonin vetëm 5 dollarë. Më kuptoni dhe më ndjeni se nuk mund të jap më shumë”.

Diku në fund të letrës ishte vënë një kartë pesëdollarëshe.

Dhimua e nxorri atë letër me para dhe ia dorëzoi aty faqe për faqe të shokëve të gjitha usta Lames.

Atë moment ai nuk foli. Mbante në duar një çibuk me një duhan të zgjedhur dhe nisi ta thithte pak më shumë se herët e tjera.

-Falemindrit, more bir, -iu drejtua Dhimos.- T’i rrosh prindërve dhe të të hamë dhe ty dasmën.

U ngrit dhe shkoi te rruga e shtëpisë. I menduar. Ç’të bënte me 5 dollarë? Goja nuk i thoshte asnjë fjalë për atë pasunikun nga Amerika. Ai e kishte nderuar atë dhe familjen se ia kishte kthyer përgjigjen. Me dorën në zemër do i thoshte njëmijë fjaë të ngrohta.

Ia kishte uruar dasmën e Albulenës, I kishte dhënë dhe 5 dollarë që ai nuk i kishte parë me sy se si ishin gjer në atë ditë.

Bleu ca karamele në Sokakun e të Marrëve dhe mbushi duart me to. Të ëmbëlsoheshin Abulena dhe gruaja me të.

..Të nesërmen erdhën dhe tre burra të tjerë për të kërkuar vajzën për nuse.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s