Mrekullia e një nate (Pjesa e katërt dhe e fundit) / Tregim nga Zoica Gjolla Popi

Tregim nga Zoica Gjolla Popi

 

Mrekullia e një nate

Pjesa e katërt dhe e fundit

Silvana përsëri u përlot. Si ishte e mundur që po luante aq bukur melodinë me këngën dhe instrumentin e saj të preferuar?
Bëri gati lekët, aq sa kishte në portofol. Jo, Eno nuk ishte lypës, por një talent i lindur, i rrallë. Kalimtarët e shumtë, një grup të rinjsh turistësh anglezë filluan të qëndronin dhe dalëngadalë rrethi u zgjerua. Kureshtarët herë vështronin Silvanen e herë djalin e duartrokisnin plot entuziazëm.
Shkumbëvala përplasej lehtë në bordurën prej çimentoje, që vende vende nga thërrimet e kripës kishte marrë shkëlqimin prej fosfori të ndritshëm. Eno iu duk Silvanes si një meteor i vogël, i shkëputur nga hapësira qiellore. Me trupin në pjesë të bukura, që tashmë e kishin marrë formën e tyre, lëkundej bashkë me flautin. Më shumë se shpatullat, akoma të pazgjeruara, i dukeshin nga pantallonat që i rrinin bukur, kofshë të plota e këmbë të rregullta. Bluza e bardhë prej pambuku të butë kishte një dizajn pak të thyer në të gjelbër të lehtë që vinte duke u hapur. Me shkronja të mëdha të zeza ishte shkruar ”SURF PARADISE”, e në mëngët pak të lëshuara të shkurtra ishte një pjesë copë e bardhë si e situr në vrima të vogla të imta. Pantallonat xhinse, në një të kaltër të hapet, kombinonin bukur me atletet sportive.
Pas duartrokitjeve një i ri filloi të thërriste në gjuhën vendase…
– Ke alo,. ke ena alo… se parakalo…. ise o pjo kaliteros pu exo akusi… një tjetër… dhe një tjetër… je më i miri që kam dëgjuar…
Silvana sikur po e merrte në mbrojtje djalin pak e hutuar. Zgjidhi shallin ngjyrë blu të ndezur prej një kremi të hollë nga rripat e çantës… në formën e një fjongoje që e mbante gjithmonë darkave me vete dhe e shtroi me kujdes para tij.
Kur u ngrit iu morën mentë e i përzihej pak. Sokoli që sapo kish mbërritur diçka kuptoi…
– Mbahu tek krahu im… je zbehur.
Ajo me një buzëqeshje të ëmbël i pëshpëriti:
-Më duket se kam mbetur shtatzënë…!
Sokoli ndjeu atë lumturi që të pushton të tërin. Meqenëse, por bëheshin qendra e vëmendjes bashkë me djalin, ia shtrëngoi dorën me dashuri e i tha me shaka:
-Më çmende… ashtu më çmend ti mua brune bukuroshe… kujdes se më bëre valë!
– Eno mundesh… jemi të dy me Sokolin pran teje. Në fund do të largohemi bashkë.
Sokoli që e mori me mend lidhjen e tyre, i shkeli syrin si miq të vjetër. Eno ndjehej më i sigurt për të ekzekutuar kë pjesë të donte. Të rinjtë vendas e të huaj mbanin birra të ftohta apo coca cola nëpër duar… please… please… thërrisnin…
Eno mori frymë thellë, puthiti buzët në instrument dhe për habinë e të gjithëve nga flauti po shpërndahej melodia e këngës së sapodalë dhe që ishte bërë hit i diskotekave “Despacito”. Spektatorët filluan të kërcenin dhe i dërgonin puthje me dorë djalit që lëvizte hajthshëm supet sipas ritmit të këngës. Ishin ekzaltuar të gjithë dhe kthenin me etje pijet e tyre. Disa thërrisnin… “emis imaste athinei… apo tin Athina, i Thesaloniki ine oreos, ine kati alo…” (jemi athinas por Selaniku është i bukur… është diçka tjetër…) Kërcimi elegant gjatë ekzekutimit të Enos i ndizte më shumë.
Sokoli, që herë pas here Silva i tregonte për flautistin, kur e pa që ishte e merakosur, po qeshte duke luajtur supet e imituar djalin.
– Të lutem, sytë katër, mos ndonjë i pirë i hedh diçka edhe sikur padashur.
Eno që lozte për pasionin e tij, mbante sytë mbyllur duke lëvizur ngadalë belin i bënte të rinjtë për të qeshur.. Fillimi i këngës që sa vinte bëhej më ritmike dhe kërcimi i të rinjve bëhej më i shpejtë.
Në refren jo vetëm që e lëvizte flautin e ndritshëm bashkë me kokën, por ndjeu atë kërcim të adoleshencës, tingujt e së cilës depërtonin në cipën e qelizave në gjithë trupin në përtëritje. Harmonishëm lëvizjet e tij, bënin tërheqjen në tundje si një gjethe e sapo dalë nga një fllad i lehtë bregdetar.
Monedhat mbi shallin e Silvanes shtoheshin pa pushim…. Në përfundim të këngës nga mrekullia e tingujve të flautit duartrokitjet ishin të furishme…..
Disa të rinj kishin dëshirë të bisedonin duke i marrë edhe autograf Enos që e ndihmonte edhe Sokoli… Silvana filloi të bënte përkthimin e saktë të të rinjve anglezë që e pyesnin me kureshtje, se sa vjeç ishte, kur i kish rëne flautit për herë të parë… Kur turma e spektatorëve u shpërnda Silvana nga hutimi akoma shtrëngonte eurot në dorën e djersitur. Si t’ia bënte që mos ta shihte djali? Fshehurazi i la në shallin blu, ku akoma ishin të hollat. Kur ngriti kokën përsëri ndjeu marramendje por e mori veten shpejt. Eno, që po rregullonte flautin e pa me bishtin e syrit me qortim. Ajo u ndje ngushtë e bëri një hap prapa.
– Teta Silva merri tuajat bashkë me shallin…
– Ia kam bërë shallin dhuratë nënës tënde, që paska lindur një djalë për tu pasur ëndërr. Eno u çel në fytyrë kur ndjeu që kjo miqësi do të ishte e pandarë.
Sokoli që akoma s’e kishte marrë veten nga lajmi i mirë, surprizë e bukur nga e shoqja, mezi e prisnin dhe e dëshironin të dy. Kur u ndanë pasi bënë xhiron e fundit në bregdet bashkë, Silvana e shtrëngoi Enon fort në gji e përmalluar….
– Teta Silvana faleminderit Zotit që ekzistojnë engjëj kështu si ti. Ishte një natë e artë. Filluam për pasionin tim këngën tonë “All of me” e pata në fund këtë sukses si asnjëherë.
– Ej djalosh më harrove mua? – e thirri Sokoli dhe ia shtrëngoj dorën fort si burri burrit. Të të them një fjalë, dëgjo këshillat e nënës!
– Të të them një sekret që ti se di? Adoleshentët nuk i pëlqejnë këshillat – i tha Eno me vështrimin sikur të ngulte dy copa qiell që të bënte të shtangsh, duke i luajtur syrin.
U ndanë duke u gajasur së qeshuri.
Silvanës, përdore me Sokolin, akoma sikur i tingëllonte në vesh melodia e flautistit, mikut të saj të vogël të këngës me tingujt më të ëmbël ”All of me”. Natë e magjishme për ta!

13 – 2- 2019
Angli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s