Poezi nga Arta Maxhuni

Poezi nga Arta Maxhuni

 

***

E du munin tem edhe kur marr pak
a
aspak nga gjithçka
Kur kjo ndjenë zori m’ngulet si gozhdë
mashtroj zigzaget e humorit rranjës frut tuj thanë
Udhve përpjetë-teposhtë ju kam ra
edhe kur isha rrotë pa gomë
kur tallja m’vijke si grusht
kur përplassha kambt n’tokë e lotët nèr jastëk
Pa nji falemnerit për jehonat ma t’largta t’zhurmav’ t’gzimit
Ibret ngjyrat m’i kanë ba dreqnit me bojë
t’keqen mos ju marrt’ kush
Andrrat shtrengushëm përdore i kap
e avitem para vitrinës së dëshirav’
si fmija me sy t’lakmushëm
m’i kënaq tana orekset fill e fun
m’i ujdis vargjet se i kam t’paplota
me gjet nji ven’ n’këtë ven’
me bujë e vizllim’
me pasë me ça m’u ni për s’mari.

 

***

Pafajin tem e myll përmrena
fshehun nga t’tanë, a
nga asgjaja
N’këtë dhomë vocrrake muret e t’ciles i njoh mirë
Me ajr eksik
Pak plaçka
Kaq pak dashni
Nji filxhan zemërimi e la n’tavolinën mlu me dhimbje ngjyrash
S’i harroj shprehitë e vogla
lutjen n’heshtjen e thellë
dritaret gjysmë t’hapuna me ajros pikëllimin që përplaset n’lamshin e tik-takeve t’idhnueme.

 

***

I pranoj stint e zemrës si stint e jetës
se me ty jam
kur me ty jam
ia humbi dhe vetes veten
Kur m’përqafohesh nuk ka gja që m’turpnon
Kambt kur m’çojnë te ti
engjujt n’shpirt ia krisin kangës.

 

***

Mos ma le t’nemun dëshiren
Ti mysafir i çmuem i zemrës teme
Hajde me ritmin e hapave t’mungun
e m’i puth mungesat dhe ato ma t’imtat
Ma pushto heshtjen me ngjyrat e ardhjes

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s