Kalendari poetik: Charles Baudelaire (1821-1867) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Charles Baudelaire

Kalendari poetik: Charles Baudelaire (1821-1867)

Sharl Bodler, u lind më 9 prill 1821 në Paris. Poet, shkrimtar, përkthyes, kritik arti, gazetar, mbahet nga kritika si njëri nga poetët më të mëdhej të shek XIX, vepra e tij qe pararendëse e “poetëve të mallkuar”, si p.sh., Verlaine, Mallarmé, Rimbaud etj. Por “i mallkuar” apo i bekuar qoftë, gjithsesi mbetet poet i madh; ja përzgjedhja ime sot në 199 vjetorin e lindjes së tij:

NJË KALIMTARE

Shurdhonte me zhurmë të madhe rruga.
E gjatë, e hajthme, mrekulli dhe në zi,
Një femër kalon e ngre gjithë hijeshi
Me dorë kindat e fustanit me fruda.

E shkathët, fisnike, këmbëmermertë.
Marrisht etjen shova ndër syt’e saj të zij,
Duke fërgëlluar, ndër ta fshihej stuhi,
Ëmbëlsi që magjeps, kënaqësi që vret.

Rrufe…më pas terr! Vetëm një çast bukuri
Veç me një vështrim, beftas më dhe jetë,
Thua s’të shoh më, as në përjetësi?
Më vonë! Më larg! Kurrkund mund të jetë!

S’deshe t’ia dije cili isha, ku shkoja,
Por ama e dije, sa do të të doja!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s