Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Pëlhurë vargjesh

Fije penjërash nëpër duar tek qepnin vargje të pafajshme
Gërma thurur si lule, mbi atë pak pëlhurë
Thyer bota në ëndrra të pandalshme
Netëve me kohë të sëmurë.

Si hije me këmbë të gjata çative, bënin sehir
Pse vallë atherë të frikshme?
Fëmijës çuditë nuk dihen nga i mbijnë
As koha e tyre në rrokullisje.

Sërish, fije penjërash në duar, ngrirë në vargje
Tashmë pëlhura grisur, shkronjat hallakatur
Ankthi dhe shpresa përpëliten në harqe
Netë, largësive, të dy kohëve, mbarsur.

Rikthehet çuditërisht çdo kohë
Dhe shkel, mbi gjurmët e harruara…

 

Dëborë e heshtur!

Erdhe dhe ike si një mysafir e nxituar
Në kohë të turbullt rrethuar heshtjes
Fjollat m’u tretën shumë shpejt ndër duar
Një kollë e thatë u ngjit drejt reve.

Një vello e hollë dhe delikate
Mbeti pishave si kujtim
E mbyllur bota e tërë në halle
Mbi buzë të thara dridhet një hidhërim.

Ç’dreqin pate që shkrive kaq shpejt
Të dëshiruam një dimër të tërë
Trokite heshtur këtë pranverë
Dhe vetë ajo u ftoh nën këmbë.

Erdhe dhe ike sa një e rrufitur kafeje
Shijuam çastin në kohë kolerë
Bota ka njohur shumë qef mbetje
Por nuk mban mend si kësaj herë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s