Poezi nga Vaid Hyzoti

Poezi nga Vaid Hyzoti
 
 
BINTE SHI…
 
Vetëm unë i ndjeva thjerzat e rrufeve
Kur ike. Hape ombrellën. Binte shi
atë ditë…
Sa mirë, që kokën s’ e ktheve,
se do kuptoje, se as qepallat,
as qerpikët
nuk janë çadër për sytë!
 
 
 
ËNDERRA TË ÇUDITSHME
 
Ka ditë që shoh ëndërra të çuditshme,
thyej çdo natë ligjet në këtë kohë të frikshme,
urdhëroj që aeroporti Kennedy të punojë me kapacitet të plotë,
çdo 10 minuta qiellin të marrin avionë pa pilotë
Të nisin shpirtera drejt qiellit,
se shpirti gjithnjë po ndahet nga njerëzit…
 
Ka dite që më tremb dëbore e madhe,
ka prishur gjithë makinat, por jo motorët e ambulancave
dhe njerëzit të trembur drithërojnë pas dritareve…
Mbase s’është dëborë , por petalet që pemët hedhin
për dasmat pa çifte që duhet t’i shkelin…
Shoh pemët që dridhen dhe sikur po vendosin:
Sa tmerr- jo lule më nuk do çelin!
Është mesprilli , thonë u ngroh moti,
thonë se këtë muaj buis gjaku dhe gjelbërimi…
Ka ndërruar moda: vetem me të gjelbërta
dhe jo më të zbehta do të vijë trishtimi.
Dhe rri numëroj avionët që udhëtojnë
se shtëpinë e kam pranë aeroportit…
Avionët e shpirtërave ikin pa zhurmë,
pa përqafim dashurie fshihen njerëzit e fatmortit!
Dhe Statujë e lirisë paska fytyrën e fshehur,
nga qielli ka zbritur një re e bardhë si masë!
… pse më sjelle, o zot, ëndërra të çuditshme,
as Statujën e Lirisë nuk e le të flasë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s