HESHTJA / Poezi nga Odise Kote

Poezi nga Odise Kote

 

HESHTJA

Ky kalë xanxar, revan për dreq,
ndë udhë e shteg ku dhembja – dhemb.
Përndrit gjakosur. Heshtja që hesht,
përvëlon përvëlim, fjalë e pathënë.

Trok i frikës shkrep xixa zjarri,
e ngut përgjumja, kjo vello e zezë.
Deshtimi, haku, zezim i kalvarit,
gur i patretur, trishtimi që Hesht.

Shkon flakë e furi e prapa s’kthen,
në eshtër dyshimi, ka mijëra vjet.
Flijohen në mitra të palindura fatet,
kur flet budallai dhe i dituri Hesht.

Mërzinë e botës dhe gjysmat tinzare,
ky kalë xanxar i lodhur vërtet.
Nuk ndal. Në muzgje, pendimet djeg.
Se lind e vërteta dhe gënjeshtra vdes !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s