ZHGËNJIMI S’KA EMËR / Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali

 

ZHGËNJIMI S’KA EMËR

Zhgënjimi s’ka emër,
Ai vesh ngjyrat e thikës në shpinë,
Dhe hap përrenjtë e lotëve brenda shpirtit,
Akull i kthen në zemër.

Zhgënjimi s’ka emër,
Ai hyn si një helm nën lëkurë,
Herë si pabesia e dikujt që ke mbajtur në gji,
Herë si harresë e një miku të ngushtë,
E herë të tjera si një puthje me hipokrizi.

Zhgënjimi s’ka emër,
Ai mban përherë veshur petkat e dhimbjes,
Fantazmë që prish gjumin dhe tallet me jetën,
Si kameleon në udhën e errët të gënjeshtrës…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s