HOMAZH PËR LENININ / Nga: Mihal Gjergji

HOMAZH PËR LENININ

 

Nga: Mihal Gjergji

Para disa vitesh isha në plazhin e Durrësit, tek e ashtuquajtura “Kavalishenca”. Në mesditë, duke lëvizur buzë detit kërkoja me sy ndonjë pushues që lexonte gazetën. Një mënyrë kjo për të shtyrë kohën, sepse isha vetëm. Ju afrova një burri moshatar. Në dorë mbante gazetën: “Zëri i popullit”. E hetova me kurreshtje; ballin pa rrudha, faqen si karton amballazhi, sytë si sterrat ku mblidhen cilicokat. E përshëndeta dhe atypëraty i dhurova një buzëqeshje, pastaj i kërkova gazetën.
-Qënke yni, më tha.
Shfrytëzova rastin dhe hyra në bisedë. E pyeta për gazetën, pse pikërisht shkruhej poshtë titullit thirrja: Proletarë të gjitha vendeve bashkohuni (пролетариат всех стран объединяется).
-Është doktrina e Leninit, vijoi bashkëbiseduesi. Ai e ka denoncuar Konferencën e Londrës (1913), ka ngritur zërin, që jugun e Shqipërisë (Korçën dhe Gjirokastrën) mos t’i merrte greku. Ai e ndryshoi botën. Shqiptarët e duan Leninin. Me propozim të Avni Rustemit, më 4 shkurt 1924, Parlamenti i Shqipërisë mbajti 5 minuta zi për vdekjen e udhëheqësit të shtetit të parë socialist në botë, për “Hazretin Lenin”…
-Po Leninin e ka braktisur dhe Rusia, ka ndryshuar politika botërore, pse duhet t’a mbajmë ne? Kësaj i thonë: “I zoti e jep, tellalli s’e shet”, apo jo?..
-Aa, dëgjo,mor djalë. Unë kam studiuar në Shkollën e Partisë me emërin e tij (Владимир Ильич Ленин)…
-E çfarë mësonit atje?
-Parimet e marksizmit, strategjinë për forcimin e luftës së klasave, edhe brenda familjes. Armiku i brendshëm dhe i jashtëm të shplan trurin, të vret shpirtin dhe të helmon gjakun…
-E që mos t’a bënte armiku e bëtë ju në kurriz të shqiptarëve, apo jo?
-Më vjen keq. Populli e do ideologjinë marksiste-leniniste. Organizatat Bazë të Partisë funksionojnë si dikur. Vetëm emrat kanë ndryshuar. Jemi aktivë, trokasim derë më derë, mësojmë se ç’flitet dhe ç’bëhet, e kemi situatën nën kontroll. Unë jam pensionist, por edhe këshilltar i një drejtuesi të lartë…
Mbështolla një cigare dhe i afrova qesen e duhanit. Ishte esnaf për t’a dredhur. E pimë të dy në heshtje dhe u ndamë. Vollodja ka vdekur në vendlindjen e tij, por është ngjallur në Shqipëri. Dhe vazhdon të jetojë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s