PËR TY, QË LEDHATON GRIMCËN E DHEUT / Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

PËR TY, QË LEDHATON GRIMCËN E DHEUT

Pasi i ke ledhatuar e mikluar
një miliard grimca
një filiz të njomë luleshtrydheje
i vendos në një saksi
siç prindi përkujdeset për foshnjën e vet

Në atë çast
njëqind male larg saksisë ku bebja luleshtrydhe rrit shtatin,
në kokën time çel petalet një trëndafil
dhe në fund të zemrës
vezullojnë si smeralde kokteil ndjesish.

Nuk më pengojnë njëmijë blire të çelur,
që parfumojnë njëmilion tonelata ajër
të vij e të puth pa fund
secilën mollzë të gishtërinjve të tu.

Të ledhatosh si foshnjën,
grimcën e dheut
është më shumë se dashuri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s