Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

***

Më mungon mam
Nuk di nga t’ja nis për të thënë
çfarë më mungon më shumë nga ty.
Zëri yt, si ti askush nuk e shqipton emrin tim
Hapat e tua të lehtë, askush nuk ecën si ti
Dora jote mbi flokët e mi, asnjë dorë nuk ka peshën tënde
Shikimin tënd mbi mua e ndjeja dhe mbi shpinë
Aroma e kafes turke nuk ndihet më nëpër shtëpi
Më fal mam ndoshta mjaftueshem nuk kam qënë e mirë
Më mungon sa dua të përqafoj pak tani, ti duhet ta dish….

 

***

Si pikël e vogël shiu mbi gjethen e gjelbër ndihem
Ardhur nga qiej të tjerë për të takuar ty
Unë pika e shiut, ti gjethja që më mban
Jetën ta jap unë, apo prej jetës tënde jam.

 

***

Ka çaste që zbres nga froni i të qënurit nënë
bëhem e brishtë si fëmijë…
Mburoja e hekurt bie, dua dhe unë të mbështetem diku. Ka çaste që nuk dua të kem çdo gjë në kontroll, dua ti lë gjërat të rrjedhin vet, vëmëndja ime të pushojë.
Ka çaste që nuk dua të bëj asgjë…, thjeshtë
të jetoj. Në rikthim po qesh përsëri, unë do jem më e mirë!

 

***

Kur të vdes nuk dua të jem nën dhe,
të tjerët të shkelin mbi mua
Trupin ma digjni dhe hirin, trupin tim
shpërndajeni në oqean.
Sa here malli ju merr
Mjafton shkoni në një breg
Zhurma e valëve janë fjalët,
që mezi pres t’ju them.
Jam vala që mundohet
të shkoj sa më larg në breg
Ajo vala që të prek lehtë këmbët
Tërhiqem për t’u rikthyer përsëri,
përsëri nuk lodhem, jam aty.
Kur doni të nxirrni një klithmë shpirti
Gjumi më ka ikur përjetë, gjithmonë ju pres aty!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s