Poezi nga Irina Hysi
ALBATROSËT
Poetët janë këtu, me ndjenjën që mbartin si formë në vetvete,
madhështisë së albatrosëve.
Poetët janë këtu, kanë ardhur të ngarkuar,
me shpresa të mëdha si pafundësi e deteve.
Poetët janë aty, ja ku janë, në gjurmët e imagjinatës,
hapin krahët e tyre gjigand rrymave të erës,
ata që ndezin shpirtin me vargun poetik të jetës.
Janë ata që i presin yjet e në shqisën e tokës udhëtojnë,
me shkronja të mëdha, prej fryme qiellin bekojnë…
Poetët janë këtu, pra, në pikturat e mia, tinguj të padëgjuar,
kuptimi të jashtëzakonshëm mjeshtri krijimi.
Këtu janë poetët e hyjnizuar të nënës së madhe universale,
në shumësitë e hequra e të shtuara, poetët, çuditshëm,
përmes shtyjnë, me bërrylat e tyre,
të lindurit të thënë e të bërë, të pavdekuarit…
Poetët, poetët, frymojnë ndryshe,
kanë lindur Perëndi prej lartësish!