Një biletë metroje për Bodler / Poezi nga Luan Rama

Poezi nga Luan Rama

 

Një biletë metroje për Bodler

Në varrezat e Montparnasse, me dorën që të dridhej
ti preke gurin,
nën dushkun e vjetër,
Bodler ende flinte:
– Zgjohu! – the ti, – erdha të të marr,
gjithë këto bileta metroje të njerëzve anonimë
kanë kohë që presin mbi varrin tënd!
Dhe ti shkove me të, nxituat si era
në grinë e bukur të dashurisë
ku pluhuri mbetej pas si në qiellin e habisë,
Bodler shkonte …
flokë pushpurisur dhe krahë hapur,
sa shumë udhëtime lënë përgjysmë,
sa shumë!
– Nuk të prisja, – tha ai dhe të puthi mbi zverk,
ndoshta i përngjaje Venusit të tij të Zi,
ndoshta,
ah, ky Venus, për të cilin desh u vetvra poeti
në Rue Richelieu…
Shkonit të dy
një i gjallë dhe një i vdekur
dhe askush nuk ju ndalte,
tutje semaforëve, mbi gurët e vjetër të Parisit
rishfaqej kështu legjenda e vjetër e rinjohjes,
të gjithë ju njihnin,
kamarierët e bistrove, lypësit,
shoferët, të dashuruarit:
– Vallë është Bodler? – kthenin kokat ata
dhe ky emër nisi të shpërndahej në qytet
nga zogjtë shtegtarë,
nga një rrugë në tjetrën,
nga Sena në kambanat e Notre-Dame,
nga kupola e Panteonit nën kubenë e “Grand Opera”
pikturuar nga Chagall,
– Sa mall, sa dashuri! – pëshpëriste ai
dhe me gishtin tregues prekte ngadalë buzët e tua
afronte kokën dhe i merrte erë kurmit tënd,
– Ti je plot hire, – të pëshpëriti ai në dehje e sipër,
siluetë ëngjëlli, e denjë për një tablo të Rembrandt,
ti je në kohën e bukur të dashurisë dhe dëshirës,
në kohën e qumështit dhe të gjakut,
në kohën e ngjizmës së magjisë,
– A do mundem ti them gjithë këto në kaq pak vargje?…
Dhe ju humbët tutje për diku
larg në askohë,
tutje, në gjithëkohë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s