Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Jahiu
LULET
Lulet çelin në pranverë,
Fusha, male mbushen me erë.
Ç, erë lulet kundërmojnë
E natyrës ia dhurojnë.
Lulet çelin ngjyra- ngjyra,
Sa të pastra, sa të dlira.
Ngjyrat e ylberit kanë,
Sa të dashura na janë.
KU JE NISUR ÇUPËZ E VOGËL
– Ku je nisur çupëz e bukur
Me ato flokë si flutur ?
– Në shkollë xhaxhi unë po shkoj
Me shokë e shoqe do të mësoj.
– Ku je nisur çupëz flokëartë
Me çantën që në dorë mban ?
– Në klasë të parë xhaxhi më kanë ftuar,
Shkronjat e bukura për të mësuar.
– Ku je nisur ti çupëz shkollore
Me këtë të bukurën abetare ?
– Në shkllë me gëzim xhaxhi po shkoj,
Shkrim e lexim atje do të mësoj.
DITËN E MIRË
Ditën e mirë nëna ime,
I thotë nënës voglushja Gëzimi.
Nëna bijën e vete përcjell për në shkllë
Me një një çante me libra në dorë.
Ditën e mirë nëna ime,
I tha nënës së dashur çupëza Gëzime.
Iku vogëlushja me atë fustan të bardhë,
Sot na u bë nxënëse e klasës së parë.
XHAXHI POET SOT NJË VJERSHË NA DHUROI
Një puhi sot ra mbi det,
Ca vargje na i thurri xhaxhi poet,
Një puhi u lëshua larg nga bregu,
Xhaxhit poet sot na i lindi vargu.
Një puhi hyri sot nga dritaret., ( pikëpresje)
Xhaxhi poet na i stlisi vargjet.
Një puhi sot në zemër na dha freski,
Xhaxhi poet na e shkroi një poezi.
Një puhi sot valviti gjethe e bar,
Xhaxhi poet në mesin e fëmijëve ka ardhë.
Një puhi sot kallinjtë i përqafoi,
Xhaxhi poet vjershën fëmijëve ua dhuroi.