Fuzûlî (Muhammad bin-Suleyman) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Fuzûlî (Muhammad bin-Suleyman)

Muhammad bin-Suleyman (1483-1556), i njohur me emrin Fuzuli, poet i madh turk i periudhës otomane, me prejardhje nga Azerbaixhani. Shkruante dhe fliste në katër gjuhë, azere, persisht, arabisht dhe osmanisht. Poezia e tij është pjesë e fondit të artë të poezisë botërore. Njohës i thellë i matematikës dhe astronomisë.

LOTËT

E hajthme, si hije selvije kur ngrihet e shkon,
shoh që vjen drejt meje e në zemër më sëmbon.
Flet e ndrin e tëra, shkëlqejnë buzët si rubinë,
dhe shastisem, dalldi ma përfshin këtë shpirtin tim.
……………….
Oh, e di ç’magji prej Hëne m’i nxjerr këta lotë
ky ngashërim nga vjen, veç Zoti më shpëtoftë!
……………….

Fatkeq, më tha, petali im në gjakun tënd u qep!
Rubin i buzës, u përgjigja, xhevahir lotësh jep.
Kush hyn në kopshtin tënd, përjetë mbetet lidhur,
sado pranë jemi si yjet, me njëri tjetrin ngjitur.
Hap sytë, -më tha, -ajo afërsi dhimbje jep, pa fund,
si flladi, lulet vë në gjumë kur lehtë i përkund,
kur bëhet erë i zgjon dhe i shkund pa mëshirë.
Ndrit pik’e vesës mbi faqe nga diell’i sapogdhirë.
Me perla stolisesh? -e pyeta. Më tha: -“Më zbukuron
jo vesa, por loti yt i ëmbël, që agimi s’e ngushëllon”.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s