Poezi nga Raimonda MOISIU

Poezi nga Raimonda MOISIU

 

Thith hirin e djegur, të dashurive të mia….. 

Qëndroj para pasqyrës këtë mëngjes të hirtë,
Që nga dritarja vështroj qiellin- është i trishtuar,
Nga pasqyra vështroj fytyrën time me rrudha…..
Vetëm dicka zbardh,ka një zbardhësirë kocke,
dhe… është bardhana e thinjave të mia….
.-.
Thith cigaren, sikur thith hirin e djegur,
të dashurive të mia që ikën,
ja si ky tymi që shkon i pashpirt lart…..!
.-.
Sa kam dashuruar unë kësaj jete,
Sa dashuri kam falur ngado
I falte shpirt im i dhimbsur, i ëmbëlsuar nga
lulet dhe përkëdhelitë e fëmijërisë sime….
.-.
Rrah këmbët fort, mundohem t’ia ngjis tokës
gjurmët e dëshpërimit, e të vrapoj drejt hapësirës
e lirë,- duke cicërirë e shpenguar si zogjtë
të arrij lartësitë e qiellit, aty ku hëna i fal argjënd
oqeanit, e zbardhëllen fytyrën time me rrudha,
Zbardhëllen pasqyrën e kujtimeve që më ndjek
si flaka e qiririt, dhe i bën dritë rrugës;
mes qiellit e tokës……
.-.
I bën dritë kopështit pa gardhe të kujtimeve,dhe
bilbilave të shushatur nga errësira….
Në heshtjen e natës cicërimat e tyre më
ngjajnë si tinguj funebre në homazh të kujtimeve,
ndërsa sytë e zemrës lodrojnë në varkën e wndwrrave.
.-.
Mundohem të fluturoj sa më lart, të rilind ndërr’ ëndrra
Të vallëzoj në delikatesën e qelqit të reve,
të marr frymë ,ajër, të hap krahët,
të përqafoj qiellin blu……..

 

Ndonjëherë…

Ndonjëherë…
Qënia ime më duket si një kufomë,
që mezi po pret castin,
e nisjes drejt një botë të padukëshme.
Mundohem të flak tutje trishtimin,
e mungesës së vështrimit adhuronjës.
-.-
Si një kujtim i ndezur në buzët e mija,
përpiqem t’i thurr serenata,
buzëqeshjes dhe vështrimit ,
në kaltrinën e syve të mij,
të syve të një të panjohuri.
-.-
Më grish – përpirëse si instinktet,
dëshira për të udhëtuar,
mes shpirtit të trishtuar e nostalgjisë,
në ankthet e zemrës sime.
-.-
Ndonjëherë…
Ritmi i takave të mija,
plasarit mendimin e frikshëm dhe
nuk gjej rezonancë drite
t’i shkëputem rrënimit.
-.-
Përhumb mes dridhjeve të nxehta të mëkatit dhe
në mjergullën e syve të rebeluar,
pres me padurim një dashuri të re….
Më mbërthen si një kështjellë erërash
kjo dëshirë rebele:
Të jetoj qoftë edhe një cast të vetëm,
atje ku
era të më shpupuritë flokët,
buzët të këputin petale trëndafilash, nga ato
që qëndrojnë kryelartë në kopështin tim.
-.-
Ndonjëherë…
Dua ta përqafoj fort të dashurin,
si ulkonja që përfshin këlyshin e saj,
si manare të thithë nektarin e gjirit tim.
T’ia përkëdhel flokët ndërsa
buzët e tij të nxehtë të mërmërisin
papushim, emrin tim.
-.-
Ndonjëherë …
Dua dikush të më pëshpëritë,
marrëzirat e botës së sotme, që quhen;
brishtësi, ëmbëlsi, ngrohtësi.
Dua vetëm të bëj dashuri!
Të flak mendimin se ka Vdekje!
-.-
Këtej – humnerat e vdekjes
Andej – parajsa e dashurisë
E unë, kë të zgjedh?
Dua vetëm të bëj dashuri!

Shkëputur nga libri me poezi”Lulëkuqja e egër” 2011

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s