Kalendari poetik: Anna Andrejevna Ahmatova 23 qershor 1889-5 mars 1966 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Anna Andrejevna Ahmatova 

Kalendari poetik:
Anna Andrejevna Ahmatova 23 qershor 1889-5 mars 1966

Sot është 131 vjetori i lindjes së poetes së madhe ruse. Kam shkruar disa herë për jetën e Ahmatovës, kështu që po sjell vetëm një shqipërim prej saj:

KËTU GJITHÇKA SI DIKUR
(Здесь все то же, то же, что и прежде)

Këtu, gjithçka si dikur, njësoj,
Këtu dhe të ëndërrosh s’ka vlerë.
Për në shtëpi s’më bëhet të shkoj,
Dyer e dritare mbyllen herët.

Shtëpia shkretë, sikur s’ësht’ imja,
Nga pylli bie një dritare,
Andej kapën njërin te korija,
E katandisën që s’njihej fare.

I trishtuar a me gaz të fshehur,
Se vdekja është alamet feste.
Në minderin me pellush të rrjepur,
Hije’ tij hera herës fanepset.

Or’e murit ku-ku plot hare,
Çdo gjë natën dëgjohet më qartë.
Tani nga një e çarë vërej
Ca vjedhës kuajsh po ndezin zjarr.

Do prishet moti; si profeci,
Nuk ngrihet tymi, përtokë rrafsh.
Unë s’kam frikë. Kam hajmali
Dantella blu të errët, mëndafsh.

 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s