Poezi nga Safet Hyseni

Poezi nga Safet Hyseni

 

Pres të dehem

Sonte bëra një pëlhurë të bardhë
Prej kujtimeve dhe zërit
Prej shpirti e zemre
Pëlhurë e bardhë
E butë si këmishë nate
Të mbuloj kurmin tënd

I heshtur pres
Në ngjyrën tënde të tretem
Aty nën këmishë
E buzëqeshur të rri tërë jeta
Në sytë e mi ku të kam fshehur
Ndërrojnë ngjyrat
Në sytë e mi
Piktura lëvizë

Më dërgo ngjyra shpirti
Që të lëvizin me valë gjaku
Dhe më nisë vesë mëngjesi
Nga kopshti me dy pika shi
Të kulluara si loti
Që shkëlqejnë në tëndin sy

Më jep pak krah prej ere
Të bëja shtrat lundrues nga retë
Prej gjetheve do e bëjë çelësin
Çatinë do e lejë më ngjyrë qielli
Më ngjyrën e syve tu

Më nisë dhe pak rrahje zemre
Buzëqeshjen mos ma fsheh
Ashtu nisma si e ruaj në sytë e mi
Nisëm pas erës veç shtatë fije floku
Të lidhë valët me rrezet
Ku puthen qielli më detin
Aty ku varka jonë lundroj
Çerdhen për ty të ndërtoj

Dhe mos harro frymë nga buza jote
Të dehem për shtatë net
Unë jam një valë që të përkund ty
E buzëqeshur je tretur në timin sy.

 

Tingujt e natës

Më përkund nata si qielli në sytë e mi yjet
Në gjumë veshi krahët të kaloj ngjyrat e ylberit
Mbushem me frymë të shkrijë rrezen në sy
Sërish mbetem shpirt i ndarë në dy gjysma

Në thellësi të errësirës dëgjoj tingujt e një melodie
Shushurimën e valëve të lumit nga retë ledhatuar
Mendimet më ndahen në grimca të imta xixash
Me zjarrin e buzëve lëpi dy bjeshkë me borë mbuluar

Shtatë net gjumë s’bëra po aq në ëndërr të mora
Shtratin me re të bardha nën hije shelgu e shtrova
Çdo shkëlqim drite të natës me mall e futa në sy
I mblodha e i palova mendimet me to bashkë dhe ty .

 

Udhës pa adresë

E lash shtratin me hijen e trupit
Eca rrugës pa numra pa emra
Shtëpinë e gjeta mes lulesh kthyer nga dielli
Pran burimit shelgjet me shtat të hedhur
Ta hap derën… kam frikë nga malli
Era e lehtë më ledhaton plagët e shpresës
Mjegullat duan të zbrazin peshën e tyre
Hija e luleve lozë me erën
Trishtimi dridhet nën çatinë e qiellit
Pika shiu vargëzon në faqe
Dashuria laget bëhet vesë
Dëshira puthë muzgun në agim
Unë luaj me fytyrën tënde
Të vizatuar në dritare
Ah!
Nuk po mundem me t’i mbyllë sytë
Në kopsht paska mbirë një ankth prej resh
Gjurmët paskan ndarë dy shekuj
Sikur janë ndeshur qytetërimet
Shpirti shtrihet lakuriq mbi barë e rrajë të moçme
Çka na mungojë që u ndamë në kohë të humbur

Unë udhëtoj pa biletë
Shoh thëngjinjë të ndezur në vatër
Mbyllë sytë mendimi behët rreze
Shtëpia me mure të tejdukshme
Brenda vera e vjetër mbi tavolinë
Librat shpërndarë me fjalët e derdhura qosheve
Disa të zverdhura
Nata i paska mbështjellë me tesha të ngrohta
Milingonat lëvizin dhe ndalen në çdo faqe
Kthej shikimin shoh lulen e Teutës kryelartë
Nëna e pat mbjell në themel të shtëpisë në anën e djathtë
Një bletë lazdrohet në petalet e hapura të saj
Zë i ëmbël si melodi blete më futet në brendësi
Merri erë o bir, se malli jeton në dashuri.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s