Poezi nga Rami Kamberi

 

rami kamberi 1

Poezi nga Rami Kamberi

 

 

I LODHUR, NGA MOTI…

 

I lodhur nga moti, mes grimasa hijesh, qante me zë, të shteruar
Nuk i hapte sytë, të shikonte si hyjnë, xhindet
Ndër duar, shtrydhte një hajmali, nga imami i sehireve, shkruar

Për t’i mbytur, njëmijë peri, që i zbrisnin, nga qielli plot rre
Për t’ia marr, lumturinë e shpirtit, me tehun e shpatës
Pse kishte lexuar, qitapët e djalleve, shkruar me gjuhë të re

Për kokat, që e kërkojnë fjalën, e të fundit shejtan, me një sy
Për parajsën e vuajtjeve tona, mbetur në huti
Ku trupat pa kokë, vallen e vallëzojnë, për paqen e mykur, robëri
Mbi xhenazet mbuluar, me flamujt e lirisë, jermi.

 

 

 

DUKE KËRKUAR, FJALË PERËNDIE…

 

Nëpër botët hyjnore, duke kërkuar, fjalë Perëndie
Për çdo ditë, me gjuhën e jetës, trishtim
Nën pluhurin e thellësive, gjeta, pika loti dashurie
Që engjëjt i ruanin, mes syve, për një gëzim

Kur koha do ti prish, ditën dhe natën, kudo nëpër hapësirë
E djallet do t’i kërkojnë emrat, nën dheun zjarr
Kur njerëzit do të sosen, e gjithësia do të mbetet, jetë e lirë

Do ta kuptojmë, këngën e këngës, lumturi e përjetësisë
Kënduar nga këngëtarët, që shtatët i lanë kujtim
Mbi tokën e emrit, për të valëvitur, flamuri i dashurisë
Që Perëndia e fali, me pranverën, përplot lulëzim.

 

 

 

PAS BETEJAVE, ÇLIRIMTARE…

 

Ata, që lirinë e hanë, pas betejave çlirimtare
I kërkojnë varret, për të gjetur, luftëtarin paemër
Që luftonte, pa uniformë, me tesha shqiptare

Duan t’ia gjejnë, thikën tradhti, që ia lanë në zemër
Plumbin shenjim, që ia lanë për njohje, në thembër

Nëpër shuplaka, i mbajnë gjerdanet, me numër e emër, dhe sot
Ditë e natë, vazhdojnë kërkimin, sikur urithi nëpër uri
Duke gërmuar, edhe nëpër fushat e betejave, që s’harrohen, dot

Ta gjejnë luftëtarin, që në plis i shkruante, unë jam, Shqipëria
Të mos flet, mes syve të truallit, se luftës çlirim, i priu tradhtia.

 

 

 

TEJ ATLANTIDËS…

 

Nga guri i harruar, tej Atlantidës, mbi varre e varre
Muzat, nxjerrin gjuhën e motit
Të ligjëroj për kohën, përtej jetës së jetës, shqiptare

Kur pjella pellazge, këndonte pa Homerin e Ovidin

Që nata të çelte, me lyrën e perëndive, dritë jete, kudo
Kur toka, ishte pluhur
E banohej nga bukuria e zanafillës, dashuro dhe lulëzo

Se në sofrën Tokë, do të shtrohet buka jetë, nga Perëndia.

 

 

 

ATIJ MOTI, PLOT MISTERE…

 

Mbi kohën time, i lidhën, të gjitha fjalët e serta
Sikur koka, të më ishte histori
Dalë prej moteve, kur ditët, ishin tepër të errëta

Si gjuhët që rrudheshin, ta thonë fjalën, duam liri

Kur udhëtimet kah bashkimi, kishin ndaluar, si kot
Për t’u mbyllur shtegu, përgjithmonë
Për udhëtarët e shpresës, që ecjen, se ndalonin, dot

Të mos mbetemi, pikë e pesë e pa liri, siç dukemi, sot.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s