Rrugëtime letrare / Nga Skënder Braka

Rrugëtime letrare

 

 

Skender brajka - 1

Nga Skënder Braka

 

 

Eshtë ca e vështirë, madje edhe aspak e lehtë të tregosh për veten, qoftë edhe për fillimet, ecurinë dhe aaritjet në krijimtarin tënde letrare. Natyrisht, nëse vërtetë do të duhet t’u qëndrosh besnik të vërtetave, fakteve, rrethanave, faktorëve dhe ndikimeve,të cilat kanë patur impaktin e tyre të rëndësishëm në formimin tënd, së pasi, si qënie njerëzore, së dyti, si pjestar i një shoqërie të caktuar në të cilën je rritur dhe edukuar, dhe së treti, në formimin e përgjithshëm si krijues. Me gjithkënd që e kam trajtuar këtë temë, kam gjetur ndër të tjerash edhe një gjë të përbashkët : askush nuk mundet të na bind për të kundërtën e asaj, që njeriu nuk është produkt i asaj shoqërie në të cilën është rritur dhe edukuar, që ai nuk është mbartës i vlerave të saj dhe për rrjedhoj, nuk është pasqyra më e mirë e asaj shoqërie, të cilat ai i reflekton edhe në sferën e tij krijuese. Nëse forca e një shteti vërehet tek figura e një polici në rrugë, tek serioziteti i tij për të zbatuar ligjin, dhe për t’i vënë të gjithë të barabartë përpara tij, shkalla e kulturës së një krijuesi vërehet tek madhështia e e asaj që ai ka prodhuar. Sa më cilësor të jenë krijuesit e një kombi, aq më i civilizuar është ai komb. Nuk është rastësi që gjithë Monografët së pari hulumtojnë vëndëlindjen dhe ambientin kur është rritur krijuesi letrar, jetën dhe aktivitetin e të cilit duan të pasqyrojnë. E theksova këtë për të thënë se një gjë mjaftë e rëndësishme është edhe trashëgimia letrare e cila ka një rëndësi mjaft të madhe në përsosmërinë e krijuesit. Mbase edhe pa e kuptuar, krejt natyrshëm, jeta, veprat e atyre njerëzve, që kanë lënë gjurmët e pashlyeshme në historinë e letërsisë, të depërton në çdo ind dhe të tërheq drejtë asaj që quhet vetëdije kombëtare, në oazin e të cilës lindi, krijohen dhe përsosen individualitetet. Meqënëse jemi këtu. Nëse do të flasim për individualitete krijueshish, unë kam bindjen se ata krijihen me punë të vazhdueshme, sistematike, gjithë duke mbajtur raporte të drejta me rrethanat sociale dhe ato ekonomike, që në shumë raste kanë shërbyer si impulse të para për ta orientuar krijuesin drejtë rrugës së bukur dhe pse tepër të vështirë të artit të shkruar. Rrallë njerëz të ndjeshëm i kanë shpëtuar atij tundimi të çastit, kur i është paraqitur, por ajo që më pas ka qënë përcaktuese në udhën e tyre, them me plotë gojën; vullneti këmbëngulës, të mos u tërhequrit për asnjë çast nga ajo rrugë, dhe pa dyshim përkrahja, inkurajimi edhe mbështetja. Gjërat e mira në jetë realizohen vetëm nëpërmjet një vullneti dhe pastërtie morale, nëpërmjet veprimesh që rrjedhin krejt natyrshëm në jetën e krijuesit, pa u friksuar se mund ta njollos atë jetë, duke maksimalizuar aftësitë dhe mundësitë krijuese, duke ecur përherë nëpër këtë rrugë të vështirë, por të bukur me besim në vetvete, me zgjuarsinë dhe intuitën për të njohur faktin, problemin në thelb, realitetin edhe ku ai fshihet, me kurajon e madhe për të thënë me vargun tënd gjithnjë të vërtetën, me mjeshtërinë artistike për ti përcjell ato fakte, probleme, atë realitet, me qëllimin e mirë për t’i bërë të efektshëme për mëndjet dhe zemrat e lexuesve .Vetëm si të tilla krijimet e tua do të mund të kthehen në një shëmbull dhe mjet frymëzimi për të tjerët. I nisur prej këtij parimi universal, gjithkush duhet të arrij të kuptoj se pa përpjekje, pa lodhje, pa mundim dhe netë pa gjum, asgjë e mirë nuk arrihet. Mendoj se cilido që ka një ide të shëndetsshme dhe ulet për ti hedhur ato me art, duhet ta bëjë atë duke u udhëhequr përherë nga mendimi se gjithçka që do të dal prej dorës së tij, duhet t’i shërbej njerëzimit sot e në të ardhmen. Të krijosh gjëra të bukura, pse jo edhe të mrekullueshme në kushte tepër të vështira, kjo mendoj se duhet të jetë motoja dhe sfida e çdo krijuesi të vërtetë. Unë kam bindjen se produkti i kësaj letërsie do të jetë shumfish më i arrirë dhe kontributi i saj në zhvillimin e historisë së letërsisë do të jetë shumë herë më i madh. Në fillimet e të krijuarti natyrisht që edhe vështirësit janë shumë herë më të mëdha. Pyetjet që ngrihet përpara teja janë nga më të ndryshmet, po ashtu edhe pasiguria dhe mosbesimi është shumë e madhe. E rëndësishme është të merrni iniciativën dhe të filloni për të shkruar, për të gjetur rrugën e drejtëë krijuese, nëpërmjet bashkëpunimit.Unë edhe një herë shpreh bindjen e palëkundëshme se nuk do ta kisha gjetur kurrë rrugën e drejtë krijuese në qoftë se nuk do t’ua tregoja atë, t’ua kisha bërë të qartë dhe të dallueshme, së pari bashkëshortes sime dhe më pas fëmijëve të mi, të cilën kanë qënë kurdoherë mbështeja ime e vazhdueshme dhe inkurajuese. Ndihem krenar për ç’ka kam arritur deri më sot fal kësaj përkrahjeje dhe këtij mirëkuptimi. Mundësitë që gjeneron çdo individ i familjes, por edhe i rrethit tënd shoqëror, në mënyrë të patjetërsueshme i reflektojnë dhe në krijimtari.. Këto ia bëjnë shumë më të lehtë dhe i krijojnë krijuesit avantazhe shumë më të mëdha për misionin e tij. Për cilindo krijues gjëja më e rëndësishme është që nëpërmjetë një veprimtarie intensive dhe plot energji, të jetoj vazhdimisht me kohën, me problematikën e saj, ta fotografoj realitetin realish dhe ta ndjej deri në indin dhe qelizën më të vogël të trupit të tij, të deduktoj mendime të mëdha mbi të dhe të krijoj një tjetër realitet të dobishëm për të gjithë, ku më pas mund të thotë me krenari : ja, kjo është vepër e imja. Ky është produkti im.

Në të shumtën e rasteve krijimi lind prej pakënaqësive të individit së pari me vetveten, me ëndërrat dhe dëshirat e mëdha të tij, që kërkon të realizoj në jetë dhe prej shkaqeve, që çojnë në mosrealizimin e atyre. Mllefi i akumuluar nga padrejtësitë e mëdha shoqërore, urrejtja ndaj gjithë deformimeve të rregullave të shkruara e të pashkruara, si dhe ajo ndaj fenomeneve me një peshë të madhe negativiteti si; krimi, grabitja me dhunë dhe konfliktet fizike. Shtysa e mendimit për të shkruar vjen shpesh si nevojë e dokumentimit të këtyre ngjarjeve dhe fakteve. Prej këndej lind ngjizja krijuese, dhe në saje të punës, pse jo edhe veprat që mbeten dhe i rezistojnë kohës. Asgjë nuk është më e bukur në botë sesa ajo që është krijuar prej punës së njeriut. Ndër gjërat më të rëndësishme në jetën time kanë qënë pazarte, kalkulime. Mua më kanë trëmbur gjithmonë kalkulimet e jetës, gjeometria e saj, madje shumë herë edhe i kam urryer. I jam frikur absolutes. Atyre që kanë këmbëngulur fort në të edhe u jam rrebeluar në ndonjë rast. U jam rrebeluar sepse në konceptin tim asgjë në këtë botë nuk është absolute, gjithçka është relative. Kam qënë i prirur të mendoj se jeta duhet marrë ashtu siç është, siç të vjen në të vërtetë dhe jo ashtu siç do të dëshiroja unë ti të ishte. Të kuptuarit se mospërputhshmëria e dëshirës me realitetin si një gjë e pashmangshme, ka një rëndësi të madhe në jetën e çdo krijuesi.

Rëndom, kur jam ulur për të shkruar, kam patur momente kur jam ndjer tepër i zhgënjyer nga ajo që kam hedhur në letër. Jam ndier i zhgënjyer prej asaj shprese që më ka mbajtur të lidhur dhe më ka tërhequr gjithnjë drejt asaj se çfarë do t’u jap lexuesve të mi, tek të cilët kisha ngritur dhe kisha mbështeta gjithë ëndërrat dhe lumturinë e së ardhmes time si poet dhe si shkrimtar. Jam ndier i zhgënjyer ndoshta edhe nga që vetes i kam ushqyer një tjetër jetë familjare dhe shoqërore, me të cilën isha mësuar dhe edukuar që në fëmijërinë time. Në morinë e skulpturave që mbart brënda shpirti im, vetëm njëra nuk ka lëvizur dhe nuk ka ndrruar vëndin e saj, ajo është skultura e tim eti, skulptura e atij që për fatin tim të lig që pa mbushur ende gjashtë vjeç, për mua u shndërrua në skulpturën e një  ëngjëlli udhërrëfyes. Kësisoj nuk kisha përse të kërkoja heronjë në jetë, pasi atë e kisha kudo, në çdo hap të jetës sime.

Për të mos ndjer ose më mirë, për ta larguar atë shkatërrim të brendshëm që të vjen prej të stërmenduarit, jam përpjekur gjithnjë për të gjetur diçka pse jo qoftë edhe poetike në atë që më ka rrethuar. Mendoj se kjo ka qënë edhe një përpjekje e frytshme për të sfiduar njëhkohësisht edhe këtë realitet të trishtueshëm. Kam kënduar atëherë kur duhet të qaja, të këlthisja apo ulërisja. Kam ecur me kilometra të tëra udhe atëherë kur më duhet të qetësohesha. Kam ndënjur me nëtë të tëra pa gjum pikërisht atëherë kur më duhet të flija. Madje edhe atëherë kur jam ndjer si i rrëmbyer prej joshjes së ujërave të kthjellëta të detit, shpirtit dhe aleatit tim të pazëvendësueshmë, diçka më ka bërë, ta vështroj për momente të gjata kohe me neveri. Pa sensin e humorit dhe dëshirës. . E kuptova që duhet të gjëndesha përherë në lëvizje. E ndjeja si domosdoshmëri të brendshme të ngrihesha, të dilja nga shtëpia dhe të shkoja diku. Kudo qoftë, mjaft që të isha sa më në kontakt me natyrën. Vetëm natyra është e xhveshur nga komplekset .

Duke dashur për të bërë gjithnjë atë që është më e mira e mundshme, kam kërkuar të bëja një jetë sfidash, por edhe kënaqësish. Këto të fundit, edhe pse më kanë dhënë atë ngrohje të çastit, më kanë ardhur përherë duke e e humbur shpejt bukurinë e tyre, përsëri kanë lënë tek mua diçka që më bënë që herë pas here t’u rikthehem ndoshta me të njëjtën ndjenjë. Gjithmonë e kam quajtur gjënë më të bukur, por edhe më të vështirën në jetë të qënit përherë në kërkim të vetvetes, në kërkim të njohjes së vetvetes. Nuk di të përcaktoj se sa ia kam arritur kësaj, por di të them se shpesh, pikërisht në këto përpjekje kam arritur të gjej motive të reja, motive që më kanë shërbyer si një shtytje për të ecur përpara. Gjëja që më ka bërë të ndihem më shumë se asgjë tjetër ligësht, ka qënë mosmirënjohja dhe harresa. Guxoj të pranoj se shumë herë e kam ndjer veten ngusht, të demoralizuar nga mospërfillja e “të mëdhenjëve të artit” dhe harresa e tyre. Bartësit e tyre më irritojnë deri në çmënduri. Ngandonjëherë aq shumë më mbërthente trishtimi kur pushtohesha prej këtyre ndjenjave sa që më vinte të ngrihesha, të rrëmbeja dinjitetin dhe krenarinë time dhe t’ua thyeja me gjithë fiqitë e mia mbi kokat e tyre të djerruara. Në ndonjë rast kam bërtitur dhe klithua aq fort sa edhe vet jam çuditur me marrëzinë time.

Nuk e di nëse ta kam thënë edhe më parë këtë . Ka momente në jetë njeriu që kërkon të shkarkoj shumë gjëra prej vetes. Shumë kush mundet këtë ta quaj dobësi. Për mua nuk është e tillë. Dobësia është gjë tjetër. Ruajna zot nëse një ditë bie në prehërin e saj. …

Kohëve të fundit, sidomos pas botimit të romanit Një libër për Arbrit, një numër I madh të rinjësh dhe të rejash që kanë dëshirë për të shruajtur, më kanë kërkuar tu shpreh ndonjë mendim timin në lidhje me këtë. Unë do tu rekomandoja që të fillojnë të shkruajnë lirisht, pa paragjykuar, së pari pa e paragjykuar dhe pa u çensuruar veten. I këshilloj të fillojnë të shkruajnë pa llogaritur se për kategori lexueshish po shkruajnë. E citoj këtë sepse sftësitë e njerëzve për të menduar dhe gjykuar mbi atë që ju keni shkruar janë të ndryshme. Ajo që ti dëshiron të trajtosh natyrisht prej atyre që e lexojnë diskutohet e parë në këndvështrime të ndryshme. Kur vjen puna e hapjes së debatit, nuk është mirë të jeni i kufizuar në arsyetimin tuaj, por duhet të jesh i vemendhëm dhe të mos i trajtosh gjërat parë vetëm nga një pikëpamje dhe të mos harrosh se çdo lexues kritik, është një lexues që ka pretendime të mëdha ndaj asaj që lexon, pasi ai është mësuar të gjurmoj, të hetoj dhe të vëzhgoj gjithçka me kujdes. Po kaq e rëndësishme për një krijues është të mos demoralizohet edhe prej dështimeve. Dështimet janë pjesë e krijimtartisë krijuese. Nuk mund të gjëndet asnjë krijues në botë që nuk e ka provuar shijen e hidhur të saj. Por qëndresa, mos tërheqja, këmbëngulja kanë qënë ato që e kan çuar krijuesin drejt suksesit.

Një ndër pyetjet që më është bërë shpesh, prej njerëzish që kanë mundur të lexoj krijimet e mia, mbase duke marrë shkasë nga poezi si; “Zhelani im i vogël”, “Ah ti Uri”, “Rrugëve të mëhallës sime”, apo tregimit,”Lotëtë e kripur”dhe “Hijet që mbetën pas”, ka qënë edhe kjo: përse jeni i prirur për të shkruajtur më tepër për shtresën më të varfër të shoqërisë? Nuk e kam pritur si abuzitiviste këtë pyetje, por përkundër, e kam vlerësuar si një kërkesë të drejtë njohëse të tyre. Duke qënë se unë rrjedh prej një familje me mjaftë tradita nga rrethi i Beratit, e pasur dhe me kulturë, jam edukuar dhe mësuar të tregohem kurdoherë i vëmëndshëm ndaj fenomeneve dhe dukurive të jetës. Rëndomë fatet bëhen edhe vendimtare në jetën e individit. Nuk mund të them se në vitet e fëmijërisë kam qënë i dënuar tërësisht prej fatit. Të mbeturit pa baba, pa mbushur ende të gjashtë vjetët, dhe i rritur pa dorën dhe fjalën e ngrohtë të tij, normalisht që e kam ndjer veten të privuar prej shumë gjërash dhe lumturish fëmijërore. Drama të tilla lën mbresa të pashlyeshme sidomos në moshë të mitur. Unë përshëmbull nuk kam për ta harruar kurrë imazhin e asaj dite lamtumire, pasi më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës dhe më është shfaqur përherë përpara syve, duke më krijuar ndjesinë, sikur gjithçka ka ndodhur përpara një jave e kjo ndjesi më bëhet edhe më impulsive kur të tretë ma përmëndin ose të flasin për të me dhimbjesi të jenë pjesë e saj. Më qëlloj që ta jetoja fëmijërinë në periferi të qytetit të Durrësit, në njërën prej lagjeve më të varfëra të tij, në Shkozet. Një zonë industriale puntorësh, ku pjesa dërrmuese e asaj armate jetonte nën një skamje dhe mjerim të papërshkueshëm nëpër baraka prej pupëliti, të cilët ndiheshin përditë të diskriminuar prej një grushti pushtetarësh, që dëshironin veçse ta mbanin këtë armatën nën hyqëm, ta poshtëronin, denigronin e ta shndërronin në një kope të bindurish verbal, të shurdhët e larg informacionit të perëndimit. Fakti që unë jetoja mes tyre, mes halleve dhe shqetësimeve të vazhdueshme të tyre, më bënte të mendoja se ata kishin diçka më ndryshe se të tjerët, pra kishin shumë mjë shumë nga sa mund të mendohej mbi të zakonshmit. Hendeku i krijuar mes të zakonshëmve dhe tyre ishte pikërish dallimi klasor, që i bënte ata të ndiheshin çdo ditë e më të nënshtruar, duke humbur kështu shumë prej vetive, dhe cilësive të mira që kishin pa-tur dikur dhe duke u veshur herë pas here me tipare dhe karakteristika krejt të tjera, të pranuara heshtu-razi prej tyre. Në Shkozet, edhe pse mund të gjeje njerëzs prej të gjitha përkatësive fetare dhe etnive, ajo që mbizotëronte, ishte pikërisht harmonia mes tyre, një harmoni gati në përsosmëri. Ruajtja e ekuilibrave shkonte në një sinkronizim pothuajse perfekt me diferencat ekonomike dhe kulturore. Shumë syresh ishin njerëz bujar dhe me shpirt të pasur. Në ato vit të fëmijërisë ngandonjëherë e kisha tepër të vështirë për të veçuar se cili ishte më i miri prej tyre. Por si në çdo komunitet me popullsi heterogjene edhe në aty hera herës mbase edhe të imponuar prej gjëndjes së vështirë ekonomike dhe prapambetjes kulturore gëlonin hajdut, pietar ordiner e sherrxhinjë, që për hiç gjë për momentin i acaronin në kulm mardhëniet me të tjerët e më pas silleshin sikur të mos kishte ndodhur asgjë, të rinjë që se kishin për gjë qelinë e burgut. Në këto rrethana gjithkujt i lypsej që krahas përpjekjeve për t’iu shkëputur vargonjëve të varfërisë, i duhej që mobilizonte fuqitë dhe energjitë në mbrojtje të atyre pak interesave individuale, rëndom edhe duke sakrifikuar. Shkozeti atyre viteve fillonte nga “‘Ura e Dajlanit deri në kufi me N.I.Sh Tullën, ishte i ndarë në disa lagje. Në lagjen e “Furrit të Faries”, që përfshinte teritorin nga shkolla “Hasan Koçi”, pjesën e brëndshme, që ndante hekurudha Durrës – Tiranë me zonën e Plazhit dhe shkonte deri tek Barakat e Shimajve. Lagjja e Ballgjinëve dhe e Xoxëve, që shtrihej rreth e rrotull varreve te vjetër dhe ish godinës së kshillit popullor. Në lagjen e Kosovarëve, në bllokun e shtëpive të Meminëve, Tatanët, Kërçovëve,që shkonin deri tek ca varre të tjerë. Aty preheshin eshtrat e babait tim qe ndrroi jetë fare i ri dhe ato të gjyshit tim. Ca më në thellësi përball uzinës Mekanike vinin familjet kosovare të Hoxhëve, nga përkëtej rrugës ku nisi të ngrihej shkolla e mesme bujqësore ishin vendosur familjet çame të Kupeve, Gastioni me rrethinat e batkopit, tregshumit, barakën e Mahmut Golemit, kishën e vjetër me rrjeshtin e dyqaneve, muri i jashtëm i të cilëve përfshinte ndërmarjen nacionale të ORMN-së. “Porta e madhe” dhe ajo që ishte më e madhja, Orreli, ku dominohej tërësisht nga të ardhurit me ngjyrë. Në Shkozet, në “Ndërmarrjen e Bonifikimit”, që ishte edhe ndër më të mëdhatë ishin të punësuar në punët më të rënda pjesa më e madhe e banorëve. Ndër të pakëtat hapsira ku njerëzit mund të gjenin një fije ngohtësie shpirtërore ishin përveç lojërave të futbollit edhe festivalet e këngëve që zhvilloheshin ndërmjet ndërmarrjeve, ku në veçanti trupa e Bonifikimit ishte ndër më të spikaturat. Ashtu si gjithë të vegjëlit edhe unë i ndiqja me shumë interes këto aktivitete spontane dhe mbetesha tepër i impresionuar. Vite më vonë ato shërbyen si shkolla për këngëtar dhe artist të vërtetë, që ndoshta prej fatit të keq të “Njollave në biografi” nuk arritën të ngjiteshin për të interpretuar në skenat e mëdha të qytetit dhe vëndit. Njerëz të tillë të talentuar që me cilësitë e tyre interpretative, i duheshin asaj kohe aq shumë shoqërisë , vet shoqëria i grryente e i thante nën atë lëvozhgë mjerane, duke bërë që zërat e tyre të ishin të destinuar të treteshin nëpër shushurimët e valëve të detit apo kripësinë përvëluese të kënetës që ende nuk ishte tharë.. Sot e kësaj dite risjell në mëndje njerëz të heshtur, të bukur, të mbushur plot besim në vetvete. Njerëz të cilëve nuk u mungonte dëshira dhe pasioni, forca morale, ndërgjegja e kulluar, qetësia dha madhështia.

Në këtë mikrokozmos ku gëlonin rraca dhe kultura nga më të shumllojshmet e vëndit, njerëz të ndrydhur shpirtërisht që edhe pse në shumë raste e shprehnin haptazi shkallën e madhe të frikës ndaj regjimit, gjenin kohë sidomos mbasditeve vonë të mblidheshin në grupe dhe të këndonin këngë deri në orët e vona të mbrëmjes. Përmbajtja e brëndshme e të cilave është mjaftë e kuptueshme. Ashtu sikurse i rikujtoj dhe i sjell ndër mënd sot, brenditë e tyre shtriheshin në dy plane, në njërin plan këngët ku flitej për zëmra të coptuara, për dashuri të tradhëtuara, për jetë të kaluar prapa hekurash dhe në një vetmi të plotë, ndërsa në tjetrin për dhimbjet e një shpirti të ndjeshëm dhe të butë, që ka etje për dritë, që ka etje për pastërti, që kërkon zotin dhe nuk e gjen, që përpiqet të dashuroj njerëzit dhe nuk mundënin. Të gjitha këto ishin krijime dhe interpretime që padyshim mua më linin mbresa të jashtëzakonshme. Në ato këngët e tyre melankolike dhe sentimentale unë arrija të kuptoja qart dhimbjen, brengën dhe britmat e tyre të dëshpërimit. Jo vetëm fëmijëria, por edhe adoleshenca e brezit tim ka qënë një fëmijëri vërtetë e vështirë dhe e mbushur me ngjarje të mëdha, që padyshim sejcila prej tyre ka lënë gjurmët e saj në kujtesën tonë. Kryesisht dhjetëvjeçari i viteve 60-70, që nisi me fitoren e revolucionit Algjerian, prishjen e marrdhënieve me BRSS-në, vrasjen e presidentit amerikan, Kenedi, me vrasjen e Ce Guevarës në La Higuera, me pushtimin e Çekosllavakisë, daljen e vëndit nga traktati i Varshavës, vizitën e Çu En Lait, e të tjera.

Pas mbarimit të shkollës tetëvjeçare shumë prej moshatarëve të mi për shkak të kushteve të vështira të jetesës u shrënguan të futeshin në punë për të ndihmuar sadopak ekonominë e dobët të familjes së tyre. Unë fillova gjimnazin. Libri dhe në veçanti dëshira për të shkruar po më ktheheshin në një ushqim të domosdoshëm. Nuk mund të rrija as edhe një ditë pa lexuar dhe pa hedhur diçka në letër.

Jeta në Durrës po hapte përpara meje përditë e më shumë nga një dritare të bukur. Kisha arritur të zgjeroja rrethin e shokëve dhe të atyre që merreshin me letra. Ndërmjetë të parëve që më aftoi dhe më hapi horizonte të papara do të kujtoj Uran Sabriun. Kisha pak muaj që isha njohur me të. Natyrisht për një gjashtëmbëdhjetë vjeçar si unë, ishte një privilegj i madh të shoqëruarit me njerëz të tillë, që kishin një kulturë kaq të gjërë dhe tepër të thellë në fushën e letrave. Ishim takuar rastësisht një mbadite në pallatin e bukur të kulturës, ku antarët e lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të rrethit ishin mbledhur për të diskutuar mbi librin “Bonjakët” të shkrimtarit Petraq Qafzezi. Shkrimtar të tillë si Petraqi, Gjergj Vlashi, Mirush Jero, Bashkim Çuçi e ndonjë tjetër, mua më dukeshin sikur ishin perëndi të Olimpit. Që prej asaj dite ne pothuajse takoheshim çdo mbasdite, dhe unë që isha i prirur për të mësuar sa më shumë në lidhje mbi letërsinë, e ndiqja me shumë vëmëndje kur më fliste për autor dhe libra, që unë fare pak i kisha dëgjuar dhe lexuar, ose në të shumtën e rasteve as që ua kisha iden. Me sa kujtoja, asaj kohe për të ishte viti i parë që jepte mësim në lëndët e Gjuhë-Letërsisë, në shkollën tetë vjeçare “Dalip Tabaku”.(Për sa kohë që vazhduan kontaktet tona, ruaj prej tij kujtomet më të mira, më të pashlyeshme, ruaj cilësitë dhe karakterin e një njeriu që rrallë jeta ta krijon atë mundësi dhe ta jep atë fat. Qoftë i përjetshëm kujtimi yt miku im i çmuar Uran Sabriu. ) Si për çdo gjë, ai tregonte një interes të jashtëzakonshëm për krijuesit e rinjë, por ajo që më ngjallte më shumë admirim tek Urani ishte kur binte fjala për krijimtarinë, në të cilën përpos anëve të tjera, vlerësonte më shumë punë. Jo vetëm punën në kuptimin e studimit, hulumtimit, por në tërë gjërësinë e saj. Ngaherë këmbëngulte se asnjë krijues nuk e arrinë famën e tij pa një punë këmbëngullëse. Një mbasdite, ndërsa ne po bënim atë xhiron e zakonshme nga Farmacia deri tek Vollga ai më tha:

– E lexova tregimin e fundit që me dhe. Nuk më pëlqeu. Gabimin e ke bërë që në hyrje. – Mbajti frymëm dhe po priste reagimin tim. Mesa kuptova ishte përgatitur nëse unë do ta kundërshtoja, por së fundi si e pa që unë po vazhdoja të heshtja, duke i dhënë të kuptuar se më interesonte gjithçka që mund të thoshte, dhe ky qëndrim imi i pëlqeu, vazhdoi: – Mos e fillo asnjëherë tregimin me dialogë përderisa nuk ke mundur të gjesh një frazë që ta mbërthej përnjëherësh lexuesin.

– Unë mendova se duke e filluar ashtu do t’ia shtoja kureshtjen.

– Do vij edhe unë pas teje, i thua ti bujkut që po shkonte të korrte grur në fushat përtej lumit. E kupton? Për mua kjo frazë nuk ka ndonjë gjë origjinale dhe të jashtëzakonshme.

– Po të ishe ti si duhet ta kishe nisur? – e pyeta duke u munduar ta mbaja brënda vetes sime mospëlqimin.

Ai u mendua një hop, vuri në buzë një cigare dhe pasi bëm disa hapa të dy nën një heshtje të plot, më tha duke qeshur:

– Të ishte aq e thjeshtë letërsia, ishin bërë të gjithë shkrimtar. – Qeshi dhe më rrahu shpatullat me dashamirësi. Unë nuk i zëmërohesha kurrë atij njeriu, sepse më ishte rrënjosur mendimi se brënda qënies së tij nuk kishte vënd ligësia, shpërfillja dhe cmira. Gjithçka e bënte me dashamirësi dhe dukej sikur edhe vet kënaqej me atë që bënte. – Duhet të dish një gjë, – më tha më pas ndërsa u kthye me fytyrë nga unë dhe pa m’i hequr ata sytë e tij të zinjë, të mbushur plot shkëlqim, nisi të më shpjegonte diçka mbi historinë e krijimtarisë. Fliste në vija të përgjithshme që në thelb donte të më thoshte se ajo, është shumë më interesante dhe më e rëndësishme, madje sa edhe vet historia e njerëzimit.

Në atë moshë nuk isha në gjëndje t’i kuptoja edhe aq mirë ato që më thoshte, por e ndjeja sensin e pakursyer të tij për të më orientuar drejt një arti të bukur. Po e vështroja pothuajse i hutuar, gati sa t’i thosha se megjithse kisha lexuar fare pak nga materializmi, ishta krejt nopran në këtë fushë dhe ai si ta kishte kapur në ajër mendimin tim, mbajti hapat, më vuri dorën në sup dhe me atë zërin e tij gati kumbues që të imponohej, si nxorri një buzëqeshje të lehtë prej atyre buzëve të holla, shqiptoi me një ton tjetër, që mua mu duk sikur kishte brënda tij diçka që i jepte tjetër formë dhe ngjyrë.

– Nëse një ditë shkrimtari vdes, është gjithë ç’ka ai lë pas ajo që rron ndër shekuj. Puna e shkrimtarit në vija të trasha është si ajo e shkencëtarit.Ashtu sikurse nuk ka shkencëtar në botë që nuk e ka njohur zhvillimin e fushës së tij shkencore, nuk mund të gjëndet as edhe një shkrimtar që nuk ka njohur thellësisht fushën e tij. Shkenca dhe letërsia kanë një mori gjërash të përbashkëta dhe a e di pse? Sepse si shkenca ashtu edhe letërsia e mbeshtesin suksesin e tyre tek të vëzhguarit intensiv, të dyja ndjekin metodën e krahasimit dhe ajo çka është më e rëndësishmja, të dyja kërkojnë imagjinatë dhe fantazi. Janë pikërisht këto të fundit që mbushin boshllëkun e ngrehinës së fakteve. Për shëmbull, ja të marrim Balzaku. Ti ke lexuar ndonjë gjë nga Balzaku?

U mendova një çast sepse në fillim mendova se kjo ishte ndonjë nga ato pyetjet provokative, për të kuptuar jo vetëm cilësinë, por edhe sasinë time të të lexuarit.Për hir të së vërtetës më duhet të them se brezi ynë i asaj kohe e kishte për modë leximin e librave.

– Po,- iu përgjigja disi me ndrojtje. – Kam lexuar Xha Gorion, e kam bërë edhe referat – dhe si heshta pak, shtova: -Kam lexuar edhe Evgjeni Granden.

– Përse m’i thua me gjysmë zëri, apo ngaqë më ke thënë se je i apasionuar pas Hygoit.?

– Sepse ai ka një frazë të gjatë, që fillon në fillim të faqes dhe mbaron nga mesi i saj dhe nga ky shkak Balzaku mua më është dukur shumë i vështirë për tu kuptuar.

– Hahahaha, – ia dha ai të qeshurit, dhe duke mos e përmbajtur atë, por dhe për të mos më fyer, më tërhoqi me dashamirësi nga vetja, duke më shtrënguar si të më kishte vëllain e vogël.

– Kjo që thua ka të bëj me stilin e tij. Ndryshe nga Hygoi yt, që pas n jë fjalie të gjatë, vendos një fjali të shkurtër, dhe pastaj vazhdon me një tjetër fjali të gjatë, Balzaku shkruan ndryshe. E ke parasysh se si e ndërton fjalin balzaku? Çdo shkrimtar ka stilin e tij të të shkruajturit, prandaj edhe janë shumë të dallueshëm nga njëri tjetri. Balzaku nuk do të ishte bërë Balzak nëse nuk do të ishte një njohës i mirë i psikologjisë së kohës së tij. Arti i krijimtarisë, është arti i krijimit të karaktereve, tipave, dhe këto tipa dhe karaktere njerëzore nuk krijohen pa fantazi, pa një imagjinatë të hollë. Në qoftë se ti fjala vjen nesër do të përshkruash në ndonjë tregim tëndin një bujk, të cilin e ke njohur më parë, ti do t’i japësh lexuesit vetëm skeletin e tij, anën e dukshme.

– Pse kjo nuk mjaftonë që lexuesi të krijoj idenë e një bujku që lodhet dhe ropatet gjithë ditën e ditës në arë?

-Jo, nuk mjafton. Mos të të vij keq sikur të them që ky bujku yt nuk ka ndonjë farë rëndësie në jetën shoqërore. Në fund të fundit nuk edukon asgjë?

– Nuk i kam menduar të gjitha këto, – murmurita me gjysmë zëri.

– Një bujk skelet, i thatë, nuk ka asgjë edukative, për pasoj informacioni dhe njohurit që do të marr prej tij lexuesi në lidhje me jetën, do të jenë të sipërfaqshme, por nëqoftë se ti do të jesh në gjëndje që prej një numëri sa më të madh bujqish do të arrish të nxjerrësh prej sejcilit mënyrën e tij të komunikimit, karakteristikat e karaktereve të tyre, traditat dhe të gjitha këto së bashku do t’ia veshësh një bujku të vetëm, atëherë të lind e drejta të thuash me plotë gojën që ke krijuar bujkun tënd, dhe vetëm atëherë vepra jote ka për të qënjë një vepër e vërtetë artistike.Po kështu duhet të operosh edhe kur të duhet të krijosh tipin e një minatori, të një peshkatari, të një marinari, meqënse e kam vënë re se e ke shumë për zëmër të shkruash për detin. Hë, edhe për pak më kishte dal nga mëndja. Atë poezinë ‘’Romancë e përjetshme”e ke qar, por mos ia jep njerit për ta lexuar. Si më kështu nisi të më recitonte vargjet, të cilat i kishte mësuar përmëdësh.

 

Nëpër kreshta valësh rritem,

nëpër kreshta valës vdes.

Pas sharmit tënd unë çmëndem,

si i çmëndur prap të pres.

 

Mes ëndërrash nëpër gjumë rrëzohe.

Ashtu, i rrëzuar, imazhin tënd unë ndjek.

Prej imazhit që më humb, përmëndem.

Përmëndem prej zjarrit që më djeg.

 

Me lotin luaj buzëmbrëmjesh.

Buzëmbrëmjesh ti luan me sytë e mi.

Nuk di sa e largët më është vdekja,

Por, që do të vdes me ty në sy, e di.

 

Prej Uranit më ka mbetur në mëndje një thënie, të cilën nuk kam për ta harruar kurrë. “Ruaju helmimit që të vjen prej temjanit të lëvdatave.”

M’a thoshte shpesh dhe unë e kuptoja përse m’a thoshte. E kujtoj ngaherë këtë shprehje të tij dhe them me veten time sesa e domosdoshme është një thënie e tillë për një krijues. Sa e rëndësishme është për një krijues të qënit gjithnjë i thjeshtë, komunikues. Se sa e rëndësishme është ta lidhësh fatin tënd me atë të atdheut dhe të polullit që të ushqen dhe të jep përditë frymën e tij.

Në mbarimtë atij viti shkollorë Urani, që ishte caktuar nga Komiteti i Rinisë së rrethittë ishte udhëheqës i kampit ditor të pionierve të ndërmarrjes së KantieritDetar, më mori edhe mua aty si udhëheqës kompanie ku qëndrova vetëm për njëtur, sespse në fillim të korrikut fillova punë si punonjës sezonal nëndërmarrjen e N.T.U.S-it si shitës Aranxhatash tek një pikë e ngritur përballpallatit të sportit “Puntori” Ndonse më erdhi keq që u largova ngaUrani dhe pionierët e vegjël, unë iu binda vullnetit të sime mëje, pasi e dijaqë ajo, jo se kishte nevojë për rrogën time, por sepse kërkonte të më edukonteme ndjenjën e përgjegjësisë së punës. Sot pas kaq vjetësh them se ai ka qënënjë veprim shumë i mënçur i saj dhe tepër i duhur.

Fillim iviteve tetëdhjetë ishte tepër i mbarë dhe më bëri vërtetë fatlum, pasi falnjohjes me poetin dhe kryetarin e deges së lidhjes, Bardhyl Agasin, me të cilinisha njohur që kurse kish qënë mësues letërsie në shkollën e mesmë industrialnë Shkozet, m’u krijua mundësia të njihem me pena të forta dhe me zë në qytetintonë si; Bashkim Hoxhën, Petraq Riston, Majkom Zeqon, Maliq Istrefin, NamikManen, Mirush Jeron,( i gjori Mirush, autor i dramës “Njollat emurrme” që do ta pësonte keq pas pleniumit të katër të komitetit qëndror)mësuesit e letërsisë, Pirro Dollanin, Shezai Ballhysën, me një numër aktorëshdhe artistësh të teatrit, arkeolog, piktor dhe muzikant, si Agron Xhunga edheErmir Dizdari që përbënin me të vërtetë elitën e qytetit. Ashtu si pakuptuarrryma e kohës më përplasi në dyert e redaksisë së gazetës “Adriatiku”, asajkohe organ i komitetit të Partise së rrethit. Stafit, kryeredaktorit tim tëparë, atij burri flokëbardhë e të urt si shenjti, kryeredaktorit të fundit,Fatos Kulla, do ti mbetem mirnjohës deri në fund të jetëës sime.Jo vetëm“Adriatiku”, por edhe ”Puna” “Shqiptarja e Re” “Zëri i Rinisë” revista “Fatosi“ dhe Pionier” u bënë për mua një shkollë e madhe.

Ato vite do ti kujtoj si mëtë artat e jetës sime, sepse në mesin e atij dhunimi, varfërie ekonomike,nënshtrimi dhe persekucioni, ne kishim gjetur mënyrën tonë për të sfiduargjithçka dhe për ti dhënë shpirtit tonë atë ngrohtësi të munguar.Ajo për tëcilën nuk kam përse të ndihem i zënë ngusht, por që më duhet ta pranoj me plotgojën është fakti i pamohueshëm se kurrë letërsia jonë nuk kishte parë një bumaq të madh krijimesh dhe një numër të tillë krijuesish si në ato tridhjetëvjetë e fundit. Ishte viti 1986 kur gjithë përpjekjet e mia u kurorëzuan medaljen e librit për fëmijë “Mulliri i Brashit”. Natyrisht ajo që kamndjer ka qënë e pa përshkueshme.Disa muaj më vonë iu vura punës për të shkruarnjë novelë për fëmijë me temën e luftës. Kisha shumë rrëfenja në mëndje nga atoqë më kishin treguar të rriturit. Libri do të ishte një tabllo e hidhur, e asajlufte, të cilën vite më pas shumë syresh e kontestuan në forma dhe mënyra tëndryshme, madje nuk nguruar të hidhnin edhe balt mbi të.

E kaluara kishte ikur për të mos u kthyer më kurrë. Ne që krahas rritjes së fëmijëve dhe përgjegjësive të tjera familjare, kishim edhe një mision tjetër, atë të tëpasqyrimit me vërtetësi të këtij realiteti të ri që paraqitej me gjithë gamën etij të ndryshimeve të mëdha përpara nesh, na dilte për detyrë, jo vetëm tëpajtoheshim dhe ti mbështesnim këto ndryshime, të pajtoheshim me proçesin e rëniessë një sistemi monopartiak – me të gjitha ato të këqija që i kishte sjell vënditajo klasë politike, pa vizion, me nacionalizmin dhe me mbylljen brëndavetvetes. Ne këtë periudhë fatmirësisht më ra në dorë një libër me studimekritike të shkruajtura nga Breht, Fokst dhe Filkenshtajn. Duke përjashtuarBrehtin që e njihja mjaftë mirë, dy të tjerët pothuajse fare pak. Duke e pasqyruar natyrën njerëzore në të gjitha çfaqet e saj, shkrimtari nuk i shmanget detyrës për të vështruar edhe anë të shëmtuara të ndërgjegjes së njeriut, por kënaqësinë e gjen kur skalit fytyra të dashura, ku përshtypje më prekëse i lë  pikërisht ajo cilësi që e sheh të rrallohet sa vete më shumë: zëmërgjërësia, dhimbshuria. Zgjimi i njerëzve don të thotë së pari, zgjim i ndërgjegjes së tyre. Zgjimi i njerëzve nuk është zgjim i egoizmit të njeriut, por zgjim i  vetëdijes së tij. Është ajo rrugë që i hap perspaktiva për një jetë më të mirë, më të ngritur ekonomikisht.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s