Vepra e Walter Żelazny « LUDOVIKO LAZARO ZAMENHOF – Çështje të interlinguistikës dhe të politikës gjuhësore » , në sytë e një lexuesi shqiptar. / Nga : Fatbardha Demi

Vepra  e  Walter Żelazny « LUDOVIKO LAZARO ZAMENHOF – Çështje të interlinguistikës dhe të politikës gjuhësore » , në sytë e një lexuesi shqiptar.

 

 

Fatbardha Demi

Nga : Fatbardha Demi

 

 

« Për të praktikuar shkencën, artin, për të sajuar më në fund diçka interesante për njerëzimin, duhet të flasim vetëm atëhere, kur ka diçka të re për të thënë » shkruan autori i librit – Walter Żelazny. Në fakt, kjo është edhe kërkesa e çdo njeriu ndaj një libri që mban në dorë.

Lexuësi shqipetar, në veprën e Walter Żelazny-it , do të zbuloj shumë fakte të reja, në fushën e gjuhësisë, historisë së shoqërisë njerëzore, filozofisë dhe  të besimit, trajtimi i të cilave, në kohën e sotme janë në qëndër të projekteve të politik-bërësve dhe debateve të masmedias europiane dhe asaj shqipetare. Autori e drejton lexuesin tek idea, që mund ta përmbledhim me një frazë : Ku do të shkojmë ?

Një përgjigje të mënçur të kësaj pyetje, e ka dhënë  filozofi zvicerian Denis de Rougemont (19061985) , duke treguar rrugën e zgjidhjes dhe autorët :  Janë intelektualët  e lirë, të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjsuar për rolin politik  që duhet të luajnë, që «do të zbulojnë EUROPËN,  dhe do ta bëjnë ». Autori i librit , i drejtohet pikërisht këtyre lexuesve, intelektualëve– veprimtar, që kanë dëshirë të marrin pjesë në krijimin e të ardhmes së tyre dhe të vëndit ku jetojnë.  Por si do të arrihet kjo nga individi ? « Kush kërkon, gjen !» thotë populli ynë, një ide e shprëhur nga D. Rougemont (è la ricerca che la crea) në vitin 1950, në takimin e intelektualëve në Berlin. (1)

Gjuhëtari dhe filozofi Ludoviko Lazaro Zamenhof (18591917), të cilit i kushtohet libri, ishtë përfaqësues i shquar i kësaj shtrese të shoqërisë. Ecja në këtë rrugë kërkimesh dhe veprimi është e domosdoshme për kohën e sotme, ku zotëron një çoroditje e madhe  ideorë, fakt që tregon se vepra e Waltër Żelazny-it, ka ardhur në kohën e duhur për t’u debatuar.

Zamenhofi  i përkiste popullsisë izraelite , e cila që nga koha kur familja  spanjolle e mbretit  Ferdinanti i V dhe Isabeles së I, vunë në lëvizje makinerinë e Inkuizicionit kundër popullsisë izraelite (1492), njohu masakrime , konvertime të dhunshme në besimin katolik dhe çvendosje masive drejt vëndeve të Europës Lindore.

Urrejtja fetare, e cila u kthye në qëndrime raciste në vëndet pritëse , për popullsinë çifute nuk ndryshoi shumë edhe pas pesë shekujsh, e sidomos në  fillim-shekullin e XX. Ky fakt përcaktoi jetën  dhe  veprimtarinë e L. Zamenhofit, i cili në letrën  dërguar Alfred Michaux (21.02.1905), pohon se : «Nëse nuk do isha hebre nga getto-ja, ideja për bashkimin e njerëzimit, ose nuk kishte për të më ardhur në krye, ose asnjëherë nuk do më mbante kaq kokëfortësisht gjatë tërë jetës sime (…) origjina ime ka qënë shkaku kryesor, përse unë që nga fëmijëria e hershme, ia kushtova gjithë jetën timë një ideje dhe ëndrre kryesore- ëndrrës për bashkimin e njerëzimit. Kam nisur të ëndërroj për atë kohë të lumtur, kur do zhduken të gjitha urrejtjet kombëtare(…) kur njerëzit do e kuptojnë dhe do dashurojnë njeri-tjetrin.»[LET I: 105-115] (f20,25)

Në kërkim të realizimit të kësaj ëndre, që do  ta shpëtonte njerëzimin nga « dënimi », që Zoti  ju kishte dhënë popujve që të flisnin gjuhë të ndryshme,  L.Zamenhofi, ishte i bindur se duhej të krijohej  NJË gjuhë e re, e kuptuëshme për të gjithë, ide e çfaqur nga   Baha’u’llah ,në vitin 1863 dhe Nao Deguçi, më 1892.  Në vitin 1887, Ludoviko Lazaro Zamenhof krijoi gjuhën Esperanto -gjuhën e shpresës .

 

Gjuha artificiale esperanto e paraqitur nga gjuhëtari si projekt në vitin 1906 në Kongresin e Gjenevës, duhej të ishte « pa kombësi » (“diçka” që nuk i përket një kulture më vete), që krahas gjuhës së çdo populli , do të shërbente si mjet komunikimi universal.  Në vitet e më vonëshme, autori e kuptoi se konfliktet dhe urrejtja e popujve , nuk do të zgjidheshin me krijimin e gjuhës « asnjanëse » siç e emërtoi, fakt që e detyroi ta hidhte vështrimin më tej fushës gjuhësore dhe problemit  çifut. L.Zamenhof  vendosi të punojë për të vënë në jetë ideologjinë, që do ta udhëhiqte shoqërinë drejt HUMANIZMIT.

Ka qënë një kohë kur unë mendoja se të gjithë banorët e një vëndi duhet të mundohen të kenë një fe dhe të flasin një gjuhë. Për këtë ide doja të nisja propagandën, por atë shumë shpejt e braktisa, sepse u binda, që ideja nuk ishtë e mirë.(f24)

Në vitin 1906 , ay shpalli programin e kësaj ideologjie, të emërtuar Homaranismo, bazuar në doktrinën filozofiko-fetare të rabinit Hillel (Babilonia, vitit 60 pK7pas K) bashkëkohës i Jesu Krishtit. Njê fakt interesant për zanafillën e shumë ideollogjive që ne i cilësojmë “moderne”.

Sipas diksionarit La Plena Vortaro de Esperanto: Homoranismo predikonte që çdo njëri duhet ta shikojë dhe ta dojë tjetrin si vëllanë e vet”.  Sipas krijuesit të gjuhës esperanto, bashkjetesa paqësore midis popujve, duhej të bazohej , jo vetëm tek ndihma e një gjuhe të përbashkët, por edhe tek « e drejta » e njeriut  dhe e popujve, në shtetet ku jetojnë. Bëhej fjalë sidomos për të drejtat e pakicave, ku shqetësimi kryesor për filozofin hebre, ishte  popullsia  izraelite e përhapur pothuaj në çdo vënd të Europës.  L.Zamenofi u kthye në këtë periudhë, nga një bir besnik i popullit të tij dhe i besimit judaist, në një qytetar aktiv në trajtimin e problemeve globale të Europës së kapitalizmit modern.

Gjatë shekullit XIX dhe fillin e XX-ës, të gjitha forcat intelektuale dhe politike , të cilat po përgatiteshin për të krijuar një « REND të RI» botëror, ishin përfshirë në një debat të gjërë ideor dhë filozofik, që i parapriu veprimeve dipllomatike dhe ushtarake pasojat e të cilave,i ka ndjerë Kombi shqipetar më shumë se çdo popull tjetër europian. Thelbi i këtij debati , vërtitej rreth organizimit dhe vëndit që do të zinin Mbretëritë, Shtetet dhe popujt e tyre. Pikërisht kjo pjesë e historisë  filozofike dhe gjuhësore europiane, i ka munguar rinisë shqipetare.

Walter Żelazny në studimin e tij, nuk ka patur si qëllim të paraqes panoramën historike të Europës , kur ka zhvilluar aktivitetin e tij esperantisti L. Zamenhof . Por, duke na sjellë mendimet e tij ,të shprehura në letrat që ju dërgonte kolegëve dhe miqve , na ndihmon në  kuptimin e disa nozioneve  dhe tezave, që kanë qënë në qëndër të masmedias shqipetare të 25 viteve të « demokracisë », siç janë : Kombi, shteti, ndërgjegjia etnike, kultura tradicionale, gjuha kombëtare, ndikimi dhe marrëdhëniet midis popujve, shkaqet e racizmit dhe « rreziku i nacionalizmave », shenjtëria e simboleve dhe figurave kombëtare, etj.

Në letërkëmbimin e Lazaro Zamenhovit, lexuesi shqipetar do të gjejë mendime të rëndësishme për kohën e sotme si : Forcoje situatën e popullit tënd, jepi popullit tënd një vënd, një gjuhë dhe një lavdi, dhe vetëm atëhere do kesh të drejtë të flasësh për bashkimin e popujve.(f22)

Në shtetet e tyre (këtu përfshij edhe Kosovën) shqipetarët e kanë një gjuhë, e cila i përket gjuhëve natyrale dmth me zanafillë nga parahistoria – gjuhën shqipe. Ky fakt i jep një vënd të rëndësishëm në historinë europiane dhe i bën të respektuar në sytë e studiuesve të gjuhësisë botërore.  Por  jemi shumë mbrapa përsa i përket  asaj që emërtohet nazionalizmit ekonomik, faktorit më të rëndësishëm dhe që përbën bazën e ekzistëncës së një shtëti, që kërkon një vënd në gjirin e bashkësisë ndërkombëtare. Këtë ide themelore , ka synuar të shpreh edhe L.Zamenhov për shtetin e ardhshëm të hebrejve.  Kjo ide largpamëse e esperantistit,  garanton mirqënien e çdo qytetari në shtetet e sotme europiane dhe është në rrjeshtin e parë të  Kushtetutave përkatëse.

Teza se si do te sigurohet mirëqenja e çdo qytetari në kuadrin e BE-së, sipas ngjarjeve të ditëve të sotme, është në stadin e një projekti akoma të papërfunduar.

Libri të shtyn të thellohesh mbi disa emërtime që përdoren shpesh në debatet e masmedies. Siç dihet, emërtimi “nacionalizëm” është përdorur për shumë zhvillime historike , të cilat në fakt kanë qënë rrënjësisht të kundërta më njëra – tjëtrën. Gjithashtu dihet se kuptimi i emërtimit “nazion” është  trajtuar në mënyra të ndryshme nga filozofët dhe historianët,  që në kohën e Zamenhovit , por edhe në ditët e sotme.

Shpesh këto paqartësi (ngatëresa) të emërtimeve kanë sjellë keq-kuptimin e vetë historisë së shoqërisë njerëzore dhe ky ka qënë një nga shqetësimet e Zamenhovit, por sidomos të shoqerisë shqipetare. Shumë emërtime, si psh për vëndin, gjuhën dhe popullin, shqipetaro-arbërit  i kanë me origjinë besimtare dhe janë simbolike, në dallim nga popujt e tjerë europianë . Për rrjedhojë këto emërtime nuk mund të baraz-vlerësohen me ide dhe emërtime, që përdoren sot për  gjuhët dhe formacionet shoqërore të kohës së Revolucionit Francez të shk 18, apo asaj moderne, të shekullit 21.

Duke braktisur një rend që i kishte futur në kafazin e çensurës dhe bllokadës me literaturën e huaj, dhe duke shfrytëzuar mundësitë e mëdha që krijon njohja e mendimit botëror për shumë tema të fushës historike dhe gjuhësore (siç është edhe rasti i librit të W.Zelaznit) do t’i inkurajojë studiuesit shqipetar për të shprehur mendimin filozofik dhe historinë e shqipetarëve të shk 19-21, për lexuesin e huaj.Ky kontribut do të ndikojë pozitivisht në sqarimin apo plotësimin e panoramës gjithpërfshirëse të gjuhësisë dhe historisë europiane.

 

Në librin e Walter Żelazny « LUDOVIKO LAZARO ZAMENHOF- Çështje të interlinguistikës dhe të politikës gjuhësore » ka një paraqitje të shkurtër edhe të historikut të përdorimit politik të elementit GJUHË, të patrajtuar në shkencën e gjuhësisë shqipetare apo atë historike, fakt që i shton vlerat e librit për lexuesin shqipetar e sidomos për të rinjtë.

 

 

5.3.2016

1- (recensione- Damiano Bondi, La përsona ë l’Occidëntë. Filosofia, rëligionë ë politica in Dënis dë Rougëmont, Mimësis, Milano-Udinë 2014) http://www.danilobrëschi.com/2015/06/14/il-dëstino-dëllëuropa-nëlla-proposta-di-dënis-dë-rougëmont/)

 

 

 

1- (recensione- Damiano Bondi, La persona e l’Occidente. Filosofia, religione e politica in Denis de Rougemont, Mimesis, Milano-Udine 2014)http://www.danilobreschi.com/2015/06/14/il-destino-delleuropa-nella-proposta-di-denis-de-rougemont/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s