Poezi nga Ermira Zhuleku

 

Ermira zhuleku

Poezi nga Ermira Zhuleku

 

 

Të pres.. !

 

Të pres të vish tek unë,
atje ku gjithçka, mes nesh filloi,
të pres krahë hapur, nga malli,
që largësia, plagët s’mi shëroi..

Eja të pres, në krahë me rrëmbe,
ashtu si herën e parë, plot ëmbëlsi,
si dy zogj dashurisë ti këndojmë,
e gjithë bota të na ketë zili..

Të pres tek valët e detit,
atje, ku më the të dua,
të pres, sa herë dielli perëndon,
të më ngrohësh, me rrezet e tua.. !

 

 

 

Si Trëndafili kam ulur kokën

 

Qielli pushoi vetëtimat,
një trëndafil, petalet lëshoj,
e mbaj në dorë, të venitur,
një sekret ti tregoj..

Se ti ike, më braktise,
vetes kurrë s’ja fal dot,
shkatërova ndjenjën e dashurisë,
të fala dhimbje, dhe lot..

Si trëndafili kam ulur kokën,
etjen s’ka kush të ma shuaj,
petalet i bashkova me lotët,
gabimin tim, le ta vuaj..

 

 

 

Eja në pranverë

 

Mere ndjenjën time,
ajo veç ty të dashuron,
fali ngjyra shpirtit tim,
se ky shpirt, vetëm ty të kërkon.

Ëndrrës time jepi jetë,
dhe pranverën më dhuro,
që mes lulesh, më e bukura të jem,
si dielli me rrezet e tua më ngroh.

Në ç’do stinë, ti ri strukur,
si një zog, me shpirt të vrarë,
eja shpirt, ti në pranverë,
bashkë me zogjtë shtegëtarë.

Në pranverë do lulëzoj,
për ty, si herën e parë,
me aromën, shpirtin do të shëroj,
kur tek unë, të marësh nektarë.

 

 

 

Dashuria.. !

 

Dashuria nuk njeh moshë,
as racë, dhe as fe,
por të prek thellë, në shpirt,
vjen papritur, si një rrufe !


Dashuria s’njeh, as distancë,
e mban ndjenjën, fort në gji,
e ruan si një thesar,
që i përket vetë ati !

E ç’mund të them, për dashurinë,
Eh sa shumë e shumë, janë shkruar,
nga poetë, e shkrimtarë,
nga zëra të bukur, është kënduar !

Dashuria ndjenjën ta rrëmben,
dhe nuk pyet, për njeri,
është zjarr, ku të gjithë janë djegur,
ashtu si unë, edhe ti !

Dashurinë, të gjithë e kërkojnë,
të fal paqe, jetë, lumturi,
lum kush vërtet dashuroi,
njohi universin, plot magji.. !

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s