Poezi nga Muhamet Mustafaj

 

muhamet Mustafaj

Poezi nga Muhamet Mustafaj

 

 

Baresha

 

Lëndines së bukur goca drejtohej nga pyelli
sikur dëgjonte këmbonën e delës sykë
thellë e më thellë në pyellin e blertë hyri
vonë e kuptoi s’ishte delja por ishte bandili.

U step për një cast sikur iu skuq fytyra
dhe lulëtaqe për rreth zuri të këpuste
kurorë nusërie me shumë ngjyra
bukur goca e lëndinave zuri të thurte.

Leqe më bërë si me mashtrove sot
të futëm thellë në pyellin e dashurisë
nëpër faqet e njoma i shkuan ca pika lot
s’janë lot hidhërimi janë lotët e lumturisë.

 

 

 

Një natë në Çamëri

 

Eh,sa do të doja
të bëja një natë në Çamëri,
të flija
me dremitjen e detit Jon,
të ndjej aromën e trandafiltë
të Çamëris.

Dikur në mesnatë
nga veranda të veshtroja yjet,
hënën,
të dëgjoja këngë shqipe
tërë natën të mos flij.

Sa do të deshiroja…
të bëja një natë në Çamëri,
nën ullishte
t’më zë gjumi,
me krahërorin
t’më mbulon pëllumbi.

E imja, e bukura, Çamëri.

 

 

 

Ora e lig

 

Ç’të solli vallë në këtë orën e lig
na prishe imazhin dhuruar nga përëndija
nëse s’je burrë vesh fustan vëndos sytjene
në qarkun e gabuar mos shpërndaj trendafila.

 

 

 

Ç’farë ndodhi me mua

 

U zgjova nga ëndërra pashë një lule të blertë,
u afrova pran desha ti marr erë,
me gjemba më shpoi porsi shigjetë,
në zemër më hyri dhe më mbushi vrerë.

Prushëroj nën hijen e degëzave të blirit
me këngën e bilbilit, melodi famoze,
s’është kukavajkë por zëri i bukur i fyellit
ç’farë ndodhi me mua, diçka spirituoze.

 

 

 

Shkolla e artit

 

Art
art është ti rrëmbesh
kafshaten prej goje,
te krijosh mbretëri dhe varfëri,
art është kur qeshë dhe qanë
pakuptim.

Po, po art është edhe kur shanë,
kur zyrët shendrrohën në amfiteater
edhe gjykatësit bëjnë art,
me kostume laramane.

Art është edhe kërcitja e zorrëve,
lustrimi i këpucëve
dhe renditja e ushqimit.

Art është edhe kollarja
dhe litari linques,
tingëllima e grushtave te fort,
dizajni i kolltukëve e diademit.

Art është kur ujë ecën përpjetë
e shtrati ngritur mbi një fletë,
art, art tek ne çdo gjë është art
qe ka arritur në piedestal.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s