PESHA E FJALËS NË POEZINË E ADEM ZAPLLUZHËS

 

 

Vasil Tabaku -1

Nga : Vasil  TABAKU

 

Përsëri, një prurje sa origjinale aq dhe e suksesshme në poezinë e Adem Zaplluzhës, me një peshë të çmuar fjale, ku mesazhi është i qartë dhe tepër i thjeshtë, “Jetoni jetën, duajeni atë dhe bëheni të bukur me dashuri, dritë në shpirt dhe guxim” Natyrisht, nuk ka si të ishte ndryshe edhe në librin e tij më të ri “Fluturimi I gjinkallës” Adem Zaplluzha vjen I sigurt në vargun e tij, plot mendim, trajtesë filozofike dhe mesazh të kthjellëta. ka një ligjërim të ëmbël dhe imponues, ku shpaloset jeta me të gjithë përmasat dhe problemet e saj, me dashurinë dhe ëndrrat, me pasionin dhe shpresën , me dhimbjen dhe trishtimin, me mallin dhe kurajon për të jetuar dhe mbi të gjitha me vlerat e rralla të jetës së shqiptarëve kudo që janë.

 

 

adem

Adem Zaplluzha

 

Ai paraqitet me ketë libër dinjitoz si poet dhe magjik si ligjërues i një vargu lirik, plot dritë dhe emocion, ku natyrshëm zgjohen mendime, që e kanë burimin tek poezia e veçantë, origjinale dhe me patos e Adem Zaplluzhës. Sepse këtij poeti vërtet unikal i duhen pak shumë pak për të shkruar një poezi, sepse atij poezia i buron nga brendia e shpirtit.
Shumë pak fjalë
Më duhen për një poezi
Pakëz diell në syrin e pemëve
Edhe më pak shi
Në ashtin e pathyeshëm të tokës

Nga poezia “Shumë pak më duhet për të shkruar një poezi”

E kam theksuar edhe në një trajtesë tjetër për poetin Adem Zaplluzha, ka vetëm një univers dhe ky univers është poezia. Autori ndërton situata dhe dimensione të reja në çdo krijim, ndaj edhe në këtë libër gjejmë një seri prurjesh të reja poetike si në konceptimin artistik, ashtu dhe në mesazhet që autori përcjell. Ai ndërton kohën dhe realitetin përballë nesh me një mjeshtëri të dukshme dhe magjike. Adem Zaplluzha duket si një organizëm i lindur për poezinë, një krijues i pashtershëm dhe plotë vlera artistike të rralla. Këtë e dëshmon më së miri edhe libri që autori paraqet për botim “Fluturimi i gjinkallës”. Një libër që mendoj se do të jetë edhe një kontribut më tepër për poezinë bashkëkohore i Adem Zaplluzhës. natyrisht, autori është i ndërgjegjshëm për peshën e fjalë së vet poetike, njëherësh është edhe entuziast se e di, gjithçka e poezisë së tij i përket vlerave, i përket Kosovës, i përket Shqipërisë dhe gjithë hapësirave ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Adem Zaplluzha ndërton me mjaft elegancë, me finesë dhe me dashuri, një figuracion të shkëlqyer që ngërthen vlerat e vërteta të poezisë së tij të bukur, befasuese dhe mbi të gjitha me mesazhe të qarta dhe tepër domethënëse.

“Rruga është e gjatë
Por ne do ecim deri në pafundësi
Atje i kemi ëndrrat tona
Secilin hap që do hedhim
Do jemi më afër një ëndrre

Ju thash se ne jemi nisur…”

Nga poezia “RRUGËS NUK I DIHET ASNJËHERË”

…sepse poeti e di mirë dhe këtë e nënvizon si një lajtmotiv të madh të kohës, asnjëherë nuk ka kthim, ka vetëm ecje përpara dhe vetëm përpara. Mesazhe këto që burojnë nga realiteti i Kosovës dhe vet kohës. Autori në të gjithë librin është përpjekur të ndërtoj një realitet poetik të përafërt me atë që jetojmë përditë dhe e prekim me duar tona, me shpirtin tonë me ndijesitë tona që poeti i sendërton në poezi brilante dhe me vlera gjithëkohore. Autorë të nivelit të Adem Zaplluzhës janë të pakët dhe me vlera, pasi jo gjithkush mund të mbart kaq shumë art dhe mesazhe, kaq shumë dashuri dhe shpresë, kaq shumë dritë në shpirt dhe guxim.

 

 

13920649_1183153351737112_1448246521945761554_n

 

Në librin e tij poetik “Fluturimi i gjinkallës” Adem Zaplluzha paraqitet edhe si një prurës i madh risish poetike, me një figuracion të pasur dhe tepër të realizuar. Adem Zaplluzha është një mjeshtër i vërtetë i metaforës dhe aliteracionit poetik, i krahasimit dhe epitetit, por edhe i metonimisë artistike. Kjo e bënë librin të jetë tejet i afërt me lexuesin dhe padyshim edhe më të realizuar dhe me vlera të spikatura.

“Ajo nuk ishte një njeri
Po ashtu nuk ishte as poezi
Kalonte në heshtje mes lirikave
Dhe në fund të çdo ecjeje
I përqafonte metaforat e kujtimeve”

Nga poezia“KUR U PAMË PAS NJËQIND VJETËVE

Një libër që poeti e sjell me shumë pezëm dhe dashuri, me shumë shpresë dhe guxim, për të krijuar një terren të ri artistik. Nuk mund të themi se poeti është tërësisht i ndërsjellët, pasi në një numër të madh poezish gjendet me shumë kujdes ëndrra e Autorit për të kënduar për Atdheun, tokën, njerëzit dhe dashurinë, dhe unë do të thosha se autori këtë gjë e ka realizuar me mjaft përkushtim dhe mjeshtëri artistike. Duke lexuar me mjaft kujdes librin më të ri të autorit mund të them se Adem Zaplluzha ka bërë dhe një punë të mirë me gjuhën dhe funksionin e saj në shërbim të shprehjes së mendimit të tij të thellë dhe mitikopoetik. Gjuha e poetit është mjaft e pastër, e kultivuar bukur dhe me ngjyrime të mëdha artistike si rrallë kush autor tjetër. Pastërtia stilistikore dhe morfologjike krijojnë një harmoni brilante mes vargjeve të poezive të librit, duke krijuar një atmosferë të këndshme për lexuesit e gjithfarë kategorie edhe për njeriun e thjeshtë edhe për atë elitar apo akademik. Autori është i pranueshëm për të gjitha shtresat dhe nivelet, një vlerë koj tepër e rrallë dhe e çmuar. Nisur nga të gjitha këto arritje të poetit, me të drejtë dua të theksoj faktin se kemi të bëjmë më një autor serioz dhe të suksesshëm, krijues mjaft kërkues dhe dinjitoz, që i ofron lexuesit një poezi mjaft cilësore dhe të realizuar artistikisht dhe me mesazhe të mrekullueshme. Libri i ri i Adem Zaplluzhës mendoj se është dhe një kontribut i ri në lëmin e krijimtarisë së tij të gjerë letrarëartistike, pse jo dhe me risi të spikatura, Ndër të tjera edhe me atë opusin e madh dhe të gjerë të librave të autorit botuar në një shtrirje kohore të madhe. Pa as më të voglin ngurrim, mund të them me bindje se kjo është edhe një përvojë e çmuar dhe e suksesshme, e cila i shton padyshim vlerat poezisë bashkëkohore moderne shqiptare. Ky autor preston të jetë kështu një emër mjaft tingëllues dhe mbi të gjitha me vlera të larta artistike në këtë lami të artit të të shkruarit, ku unë theksoj edhe faktin se Adem Zaplluzha është kështu një dimension i ri i poezisë sonë moderne dhe një prurës i ri i risive letrare përmes një figuracioni të spikatur,brilant dhe domethënës. i uroj suksese autorit me këtë libër të ri poetik dhe begati krijuese.

 

Tiranë, 11 Nëntor 2015

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,348 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List