Poezi nga Reshida Çoba
Shkëputur nga vëllimi poetik ” Flirtoj me Universin”
Lavdia e Ndjenjes
Netëve tejnetëve…në pakohësi
Mendohem të përze errësirën brenda vetes
Për gjërat që nuk jam dhe gjërat që nuk di
Guxoj të pyes terrnajës së universit ku drita ende s’është nisur
Pse mbeta gjithë jetën te habia e dyshimi
Pse mbijne njëherësh dashuria dhe tradhëtitë
Bota është Mono-Mono nuk janë Dashuritë
Se Mono-(Një ) është vetëm Zoti
Nuk ka idhuj të tjerë në terr e as ne dritë
Mos më bëni idhuj Anti-Zot klithin Olympit Monogamitë
Mbi botën rrumbullak çdo gjë është në lëvizje
Koha njerzit nuk përsërisin vetëveten
Gjërat nuk mbijetojnë vetëm pse erdhën nga marëveshje të ëmbla
Ka ditë e natë…gjithësi e gjithçka
Çdo njeri ka një vetë të dytë me të cilën flet netëve
E ndershme është vetëm nata
Hyjninë e shkatërimit mund ti ngresh dashurisë me fjalën… Mono
Botë pa ngjyra – botë me qiell të gjithin fajtor
Pa bisedat e yllësive rebele
Mono…Idhull ! Po Idhujt Zoti nuk i pranon !
O Padituria ime ! Dyshimi im !
Ku është filozofi…ku është poeti i Monogamisë
As martesën e vet se mbrojti dot nga dashuritë e reja
Është koha të shkruhet…Lavdia e Ndjenjës
Asnjë nuk është i mbrojtur nga rrënia në dashuri
Edhe në shtratin bashkëshortor të martesës zgjohen mëkatet
Mbushen zgavrat e shtratit me dhimbje…shtohen ritualet
Gruaja duke zgjatur flokët…burri duke thërmuar heshtjen
Bashkëjetesa fytyrë e dubluar rrënkon në numrin njëjës
Mavi dhimbja e zemrës…bërtet të zezës në errësirë.
Sa e frikshme vdekja e Dritës !
Monogamia…moral toke a lartësisëh
Ku në fillim kupulojnë dhe qiej harron nenshkrimin
Puthjet gëlltitin veten…mbrapa perdeve përgjojnë dritën frymëmarrjet e zgjatura
Në heshtje veshin organet gjenitale të njëri tjetrit…ngrohin premtimin
Një modë më shumë në vuajtjet e njeriut.
Sa më dhimbset kjo qënie ..Model i Përvuajtjes !
Ndaj netëve…e menduar sulmoj veten…lodhem së qëni Arsye …përjetoj cmenduri
Largohem se vertetes…e trishtuar ngjitem…rrëfehem Universit
Shfaqem me të vërtetën time fisnike…merakun e së nesërmes.
A është e mbrojtur… Lavdia e Ndjenjës
E zgjedh momentin kur jam e tëra ” eter ” kërkoj ndihmën e një zog “Palloi “…si ai di të luaj dhe unë
Me misterin e ngjyrave…hapjen e krahëve…çmenduri loje me format e trupit
Yje të veshur për flirt…të ngrohtë e të ftohtë shfaqen hapësirës që më urdhëron
Përqendrohu deri sa shpirti të thotë ” dritë “…mendje te jete “fryma” dhe nisu në lojën kozmike.
FLIRTOJ ME UNIVERSIN…më mahnit gjithësia…kuptoj pse dashurojmë !
Përjetim kënaqësie që ndizet por nuk digjet kurrë
Zgjerohet hapësira e lojës …ngjizet lavdia e dritës më tutje më tej
Intensitet çmendurie por i butë mëndafsh…nektar perëndie rrjedh
Luhet sinfoni jehone… dridhje tingujsh…melodi kimie maramendese
Në harmoni vallzojnë valët …përkulen rrotullohen yjet…farfurijnë ngjyrat e molekulës
Art masiv tronditës …sinkronizim veprimesh pa perseriteje
Nga dridhjet zhbëhet ndërgjegjia ime manjake prej njeriu
Nuk kam më peshë…e gjitha ç’far jam është…Sens !
Me dëshirë përze trupin tim dhuruar gabim…teori te deshtuara alienësh
Koshienca ime gri nuk ngjan me asgjë..nuk gjej sinonim
Mbrij në idenë e emocionit gjigand “grua “…ndodh mrekullia…e pamatshme në kënaqësi
Universi ky artist i madh me artin e përkryer të tij më nis mijra vite drite larg… në ndarje më porosit.
Duaje ndjenjën që lind prej qielli ..e kam derguar une !
Ne kthim shkund fara drite gjithë rrugës…kujdesem të rruaj flakën e mbledhur…ajken e valeve për dashurinë në tokë
Në univers mësova të puth gjithmonë si për herë të parë
Dy buzët qe do vinë mos ti puth njëlloj
Të marr një të vërtetë të madhe me vete kur të vdes
Dashurinë në ardhje dua ta bëj më të bukur se ajo që iku
Nuk di ç’do thoni ju kur të më lexoni…do dyshoni për mua
Mbase do sugjeroni se duhet të flas me një Zot… por nuk ju dëgjoj
Kam zgjedhur ju dhe poezinë…Zoti një ide e vjetër tek une
Me zotat mund të flas vetëm kur nuk kam njerëz më të mençur afër
Netëve nuk fle…shkruaj letra per te gjithe ju…pse nuk shkruhet …Lavdia e Ndjenjës
Pse kaq e lartësuar… Lavdia ndaj Monogamisë
Dy të vërteta gjithmonë luftojnë e një mbetet e vetme
Edhe Hëna dikur kuptoi dhe hoqi dorë nga froni
Kur pa se raporti hyjnor fliste për një diell plus minus një hënë
Unë do të pres dhe këtu ku jam dhe në botën tjetër
Do përgjoj mbi fatin Mono – Dashuri…
Dhe pse e zëne do jem me punët e vdekjes sime
Monogamia një poemë ku e vërteta ende s’është shkruar
Dhe pse jeta filloi me një poemë !




























Leave a Reply