Poezi nga Delo Isufi

 

delo isufi

Poezi nga Delo Isufi

 

 

MOSHA IME

 

Sa më pëlqen mosha që kam,
Dhe pse kam ndonjë merak,
Dua të jem po ky që jam,
Fëmijë, mesoburrë e plak.

 

 

UNË JAM GJALLË

 

Dhe kur folëm e nuk folëm,
Kur u ndamë e nuk u pamë,
Ëndrrat tok ne i mblodhëm,
I shpërndamë nëpër ugar.

Të rinj ishim ne, at’ mot,
Kur u grindëm për hiçgjë,
Ajo e sertë, unë kokëfortë,
Dhe u ndamë përgjithnjë.

Dashurinë e varrosëm,
Pa i shkruar asnjë llaf,
Dhe një kryq i vendosëm,
S`kish nevojë për epitaf.

Një ditë kalova nga varri,
Dashuria ç’bënte vallë?!
Ajo tha: “Ju keni vdekur,
Ndërsa unë jam e gjallë.”

 

 

SA PAK MË KAN MBETUR NGA VITET E MIA

 

Sa pak më kan mbetur nga vitet e mia,
Ndoshta me ditë, muaj por jo një vit,
Si përherë, në mëngjes do dal nga shtëpia,
Do kthehem në mbrëmje kur të dalin yj’t.

Do shkoj në punë, do lexoj, do shkruaj,
Dhe kafen do e rrufis çdo ditë me miqtë,
Të jem i sinqertë, të bukurën do e dua,
Ndonjë lozonjare kur të kaloj, do e sodit .

Kam lënë pambaruar, plot e plot punë,
Sikur natyra të më kthente përsëri të ri,
Jam i bindur, s’do bëja asgjë më shumë,
Do ishte kthim i kot, një jetë monotoni.

S’më pëlqen asgjë që ta ribejë dy herë,
Prandaj më pëlqen që jeta ishte një,
Vetëm një, por një jetë gjithë vlerë,
Kështu që do iki, do iki përgjithnjë.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,681 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List