sadbere

Nga: Sadbere Gagica Spahija

 

 
LETËR NGA DITARI I DASHURISË

 

Mesnatë. Era frynte me furi. Perdet e dritares
lëkundeshin nga era që dëpertonte nga një e
çarë e vogël e dritares dhe shpërndahej lehtë
mbi faqet e një libri që Peri e mbante të hapur
për të vazhduar.Derisa ai mori lapsin për të
shënuar ndonjë fjalë që i kishte bërë
përshtypje ose nuk e kishte kuptuar
mirë,cingëroi telefoni nga larg.E mori në dorë
dhe dëgjoi zërin e saj.Ishte ajo, Lebi të cilën e
kishte njohur kur ishte student ..vite të
shkuara.Tani po vinte me një zë pak më të
hollë.
-Je mirë?- e pyeti ajo.
-Duket se po e marrë veten.Më bëri mirë një
terapi kineze.Tash ndjehem më i relaksuar.
-Larg zemrës e ke!-i tha me një ton paksa
ironizues.Do bëhesh mire! Ndoshta e ke
ngarkuar veten me punë.Ndoshta edhe klima
të shkakton dhembje. E kam provuar unë një
here.Dhembjet janë përcëlluese.
– E ke fjalën në majë të gjuhës.Të godet aty ku
më së paku e pret.Secila germë ka një
shpjegim më vete.
-Ajo pshëretiu thellë e thellë , sikur të nxirrte
nga fundi i viteve të rinisë një cope romance
dashurie, një kohë që ajo gati e kishte
harruar.Është tregim më vete. Sonte para teje
po e rihap kutinë e Pandorës…E kam ruajtur
ashtu siç e shkrova dikur. Strehuar e kam nën
dërrasë dhe e kam ruajtur me xhelozi. Kisha
frikë mos ma gjente A…Kur u martova, mora
më vete lotët e mia për ato pesë pranvera
dashurie, ecje, lëkundje, puthje,vrapim nëpër
ëndrra, ankth, frikë..mbledhur e akumuluar si
reshjet e shiut e shkrirja e bores që krijojnë
përmbytje të mëdha.Kur pot ë shkruaj, më
duket se pom ë shkulet diçka nga
zemra.Kujtime të paharruara!
“ Nga bjeshkët , majë dy kodrave, shtrihej një
luginë.Zemrën time atë natë e mbuloi
akulli.Ishte një natë vere.Zogjtë këndonin e
unë derdha lot.Lot mallëngjyes.Rrezet e diellit
të nesërmen ranë mbi kopshtin përplot
trëndafila, të cilat i kisha ujitur me mall e
dashuri.Parku i qytetit ishte mbushur me zëra
të rinjsh, të cilët nëpër terr putheshim bri
lisave, secili në stilin e vet. Unë isha shtrirë
mbi barin e njomë dhe po mbaja fort dorën e
tij, të ngrohtë vale.Heshtja kishte rënë mbi
gjoksin tim.Në mbrëmje, vonë vonë, më
përcolli deri në hyrjen e lagjes dhe me puthi
në buzë. E shtrëngova shumë.Sikur kisha
parandjenjën se gjithçka do merrte një udhë
drejt një humnere.Bëra hapa ngadalë, u ngjita
shkallëve të drunjta dhe u futa në dhomën
time ku rrija deri vonë.Ndeza dritën dhe për
një çast nisa të dremitesha. Më kishte zënë një
gjumë i ëmbël.E pashë në ëndërr se ai pa turp
puthi shoqen time. M’u duk se me kafshoi
gjarpëri. U zgjova e trembur, piva një gotë ujë
dhe lava sytë. Hapa ditarin dhe nisa të shkruaj
tregimin e radhës,thjeshtë ashtu si dija t’i
palos fjalët pa e ngatërruar kallëzimin.Pastaj
fika drtiën, Më kishte marrë gjumi në
krahërorin e natës!
Të nesërmen u zgjova vonë. Nëna hapi derën ,
me shkundi siç e kishte zakon kur zgjohesha
vonë dhe me grishi për të ngrënë
mëngjes.Kur përfundova kafshatën e fundit,
në derë u duk shoqja ime. Më bëri me shenjë
të dilja në oborr.Më tha se sonte do të
shkojmë në Prishtinë në një gazmend.Bëhu
gati sa më shpejtë.Autobusi niset në orë 14.
Most ë vonohemi zemër, Sonte është nata
jonë! Gjatë gjithë udhës bëmë shaka të
ndryshme. Unë kisha veshur një pale
pantallona xhhins dhe një bluzë të kuqe, të
lehtë. Shoqja ime shkëlqente nga bukuria.
Kishte sy të kaltës sit ë liqenit dhe një
buzëqeshje engjëlli. Kur ua afruam afër
stacionit, dallova kokën e të dashurit, i cili
mbante syza të gjëra dhe zemra më bëri brof.
Kaluam buzë Teatrit.Një grup nxënësish,
veshur me uniformë kombëtare, po vallëzonte
në zemrën e qytetit. Kaluam heshturazi dhe u
ngjitëm drejt konviktin nr.2. Lidhur dorë për
dorë si vargua në zinxhir. Atë natë ishte
organizuar një aheng nate. Nga sytë tanë
shpërndahej një gëzim i paparë. Nuk
munguan barcoletat, humori.Kur u lëshua një
muzikë e lehtë, mikja ime u çua në këmbë,
hoqi bluzën dhe iu vesh si kulpra rrapit të
dashurit tim.Ai e paloi buzën mbi buzët e saj.
Unë mbeta e shtangur. Më bejnë sytë a shoh
ndonjë pamje filmi?-e pyeta veten në atë çast
dëshprimi të paskajshëm. E zhgënjyer, mezi
kalova natën dhe prita mëngjesin e ditës së
re.Pas ca javësh e takova në qytetin e lindjes,
në një kafiteri, me një bjondine, lëshuar flokët
deri në bel. të cilën nuk e kisha parë kurrë.Pas
ca kohës kuptova se ai kishte ikur jashtë
kufirit, ndërsa unë mbeta udhëve të Kosovës.
Mblodha gjethet e rëna në stinën e vjeshtës”-
i tha mikut gazetar,i cili në çdo fjalë e ngacmoi
atë natë dimri, pas shumë e shumë vitësh. Kjo
romance, miku im , ka zgjatur rrafsh pesë
pranvera e stinë të tjera.Ishte viti, më sa më
kujtohet sot 1987 e mori fund në vitin 1993. E
kam takuar madje,edhe një here. Unë fillova të
argëtohesha me një djalë, ashtu spontanisht.
Në një kafiteri nate ai ishte ulur në një tavern,
i vetmuar. Mormnica më shkuan trupit kur e
pashë nga larg. Kisha veshur një fustan të
grihtë dhe një bluzë të kuqe që shkëlqente
nëpër dritë.Dy gota i kshte vënë mbi tavolinë.
Njërën deri në buzë me lëng birre, tjetrën të
zbrazur. Kur më pa, u ngrit nga karriga dhe
m’u afrua ngadalë.
-Çfarë planesh ke?-më tha.
-Ato janë sekretet e mia!-iu përgjigja shkurt e
shqip. Nuk kam kohë të humb sekonda
më.Kam udhët e mia të jetës. Unë zgjedh
njerëz me kën dua të rrri e të pi kafe.Orët e
takimeve tona,nga ajo natë në konvikt, kanë
marëë fund-ui përgjigja me zë të ulët.
-E ke takuar më nga ajo kohë?- e pyeti miku
gazetar.
-Jo!- i thashë. Kam dëgjuar se është
martuar.Jeton në qytetin e lindjes sime. Ka
fëmijë. Më kanë thenë se s’është i lumtur në
dashuri.Por më ke futur nëpër zjarr sonte-i
tha gazetarit. E kam dashur si sytë e ballit.
Isha e lumtur dhe flituroja nga gëzimi kur
linin takimet.Herën e fundit, kur e takova, isha
e sëmurë. Kisha një flamë që më shtriu në
shtrat.Ishte një mbrëmje vjeshte. Dola të blejë
ca ilaçe për kollitje. Duke dalë nga dera e
barnatore, u takova ballë për ballë me të. U
skuq në fytyrë. I thashë se të gjitha mëkatet
do t’i falë.Fejohemi e martohemi. Ndryshe
lidhja jonë nuk zgjat më.Ai iku në Shqipëri, i
ndjekur nga UDB-ja jugosllave.
Ke nostalgji kur më rrëfen sonte?- e pyes.
-Jo!- më tha me zë të vendosur.S’më dridhet
më shpirti.Çka ik, nuk kthehet më.Mua nuk më
njeh në thellësi të shpirtit. Jam si deti plot
mister.Mos më tradhdhto, sepse kurrë më nuk
ta kthej kokën.Më dridhet shpirti nëse e
meriton dridhjen time, më do si të dua unë.Më
çmon si të çmoj unë.E di se sonte jam bërë si
qielli me shi. Më vijnë fjalët e kujtimet si retë e
mllefosura. Sa më kujtohet një kujtim, tjetri
ma mbulon. Ka kohë, miku im.Dromca të
këputura.Po e di edhe një kujtim.E kishte
takuar motrën time një ditë tregu dhe e
kishte pyetur për fatim tim.Ajo i kishte thënë
prerë. Motra ime tashmë ka rënë në kthetra të
dashurisë së re dhe pritet të martohet në
muajin tetor.
E tëra është kjo?-më ngacmoi sonte.Diç nga
ditari yt lirik?
-Eh!-më tha.Edhe një kujtim tash më erdhi nga
ajo kohë.larg e sa larg.Ishim në internat.Unë
kisha shkruar një varg vargjesh për te.Ia
afrova. E lexoi dhe të palosur ma lëshoi në
dorë. E bukur qenka!- më tha. Edhe ai mbante
në dorë një letër e një poezi që ma kishte
kushtuar.Mbaj mend titullin ”Xhelozia”. Asgjë
më nuk me kujtohet.Oh bre!-psherëtiu
ajo.S’janë pak pesë a gjashtë pranvera. Mu ka
bërë koka lëmsh sonte. Më duket se jam
kthyer sonte në atë udhëtim dashurie e zëri i
tij më ngjan se më flet afër, shumë
afër.Gjithçka kam përjetuar. Ishn ditët më të
lumtura të rinisë sime!
Po emri i personazhit të dashurisë?- i thsahë.
Le të jetë grma H. Ka pasur zemër guri. Ka pas
guximin e Hektorit.Para syve të mi e rroku për
beli shoqen time e desh e këputi në bel. E unë
vetëm vështrova. A nuk mjafton kaq kjo a?
Laura, Viki dhe H…tre personazhe që mund të
bëjnë një roman dashurie. Secili kishte
ngjyrën e veçantë të syve.Kur të vij unë, sa net
do m’i falësh?-i tha gazetari. Ai e kishte njohur
Laurën në një orë letrare në Hamburg të
Gjermanisë.I kishte pëlqyer sjellja,
temperamenti dhe biseda shumë e hapur. Ka
ca vite që ata nuk janë takuar më.Po shpresa i
mban .Sa net do m’i falësh?-iu drejtua Laurës.
-Hmmmm! Tash më ke vënë në furrë zjarri. Si
me ironi më tha. Ish dashnorit tim, kur isha
çapkëne, ia fala 5 a 6 pranvera. Ty do ti falë
gjashtë net.Të mjaftojnë?- i tha me humor?
-Hahahaha!-qeshi ai nga larg. Për mua nuk
kanë rëndësi netët. Mjafton të pimë një kafe
miqësi..pa të tjerat lë të vijnë si prrocka kur
zbret qetë e futet pastaj në lumin e kujtimeve.
-Ma ke hap Kutnë e pandorës!- më tha.Vertet
e kam dashur pa hile.Më ka lëndua shumë.E
nga inati pastaj jeta ime u lidh për një kohë të
shkurtër me A., të cilin e kam takuar një herë
në B….Kam shkruar nj[ vit dhe kam shkruar ta
vras vetmnë time.Po kurrë asgjë nuk më ka
lidhur me të..As sot as dje..Nëse beson në
Zot.Nëse jo, nuk mund ta ndryshoj mendjen
Ty. O Ti erdhe në netët e vona një natë kur
unë ndjehesha e trishtuar.Përballë meje është
një bjeshkë ku dëgjohen nga ballkoni im me
lule ulurimat e ujqve. Ditën, kur kisha kohë,
ikja me Xh.nëpër male për të mbledhur hithra
dhe këpurdha. E ndjeja veten të relaksuar.
Ditari im i jetës ka nëntë faqe e dashuria ime
është ulur në një konak vargu.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,336 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List