Myrteza Mara - 1

Poezi nga Myrteza Mara

 

 

ËSHTË E DIELË

 

Është e diel.
Trishtimi s’po njeh pushim.
Minutat dhe orët
ende nuk janë zgjuar,
por unë jam ngritur qysh në agim.

Është e diel.
Yjet janë nisur në piknik.
Paskam ftohtë
të shëtis vetëm nën diell,
qenka akull, qenka ngricë.

Është e diel.
Jo si të dielat e tjera.
Kur mungon ti,
e dashura ime,
ç’më duhet e diela?

 

 

PSE RUHESH NGA UNË

 

Pse s’ruhesh nga dielli,
Siç ruhesh nga unë?
Kush nga ne të dy
Përvëlon më shumë?

Kur diellin ze reja,
A e ndien vetminë?
Unë të ngroh gjithë vitin,
Dielli veç një stinë!…

Tek këmbët e tua
T’mbulova me hije.
Fillove të dridheshe,
Vërtet po mbërdhije?!

 

 

VENDOSA

 

Po e gris kontratën
me të vërtetën,
ajo qenka gënjeshtra më e madhe
Këtë po e zbuloj tani,
në muzgun e jetës
më parë hidhesha në njëmijë zjarre.

Ktheva kokën
nëpër gjurmët e viteve
asnjë qiri i ndezur, vetëm errësirë.
Më parë na thoshnin:
“vitet që digjen
do jenë e ardhmja juaj më e mirë!”

U dogjën vitet,
nuk ka mbetur as hi,
ku shkuan premtimet e së vërtetës?!
Dhamë moshën e bukur,
dhe s’morëm dashuri
paskemi firmosur fletët e gënjeshtrës.

Prandaj do e gris
këtë kontratë
s’më duhet më për vitet që do vijnë.
Tani koha
do ketë më shumë natë
dhe ajri dhe drita do të jenë të mpirë.

Vendosa: S’do besoj
të vërtetën e gënjeshtër
që na mësuan ta shihnim dhe në ëndërr.
Firmosa kontratë tjetër,
mbi fletët e bardha të shpirtit,
vetëm me dashurit e mëdha të zemrës.

 

 

NJË ÇAST

 

Një çast mendova se të humba,
kulpra e rrëqethjes në shpirt,
doja të klithja, por nuk munda,
doja të ikja, por s’munda të ikë.

Ku të shkoja, nuk ka më rrugë,
nuk ka shtigje, s’ka kryqëzime,
nuk ka ura, nuk ka as lumë,
aty mbaronte dhe kënga ime.

Një çast mendova fundin e botës,
botë pa ty nuk ka si të ketë,
u pa dhimbja në pasqyrën e lotit,
unë nuk shikoja asnjë yllshpresë.

Një çast u zhyta në detin e pendimit,
nuk u luta, s’kërkova dëshmitarë,
pa ty jeta është ora e flijimit,
pa ty unë mbetem një ishull polar.

Një çast ishte, vetëm një çast
njëlloj sikur të isha në ëndërr,
i dogje retë e zeza me flakë,
ti ishe te vendi yt në zemër.

 

 

MESNATË

 

Zgjuar unë, ndoshta dhe ti
Gjumi humbur nëpër valë
Ç’sheh në ëndërr? Nuk e di!
Ndoshta lundron nëpër zjarr.

Nëpër zjarr të një zjarri
Ndezur nga jehon e këngës
Aty zjarr merr dhe vullkani
Aty shpirtrat nuk kanë emër.

Zgjuar unë, me natën flas
Tek ti ka mërguar Hëna
Plas o zemër, pse nuk plas
Oh, që s’kam njëqind zemra.

Edhe kaq sikur të kisha
Janë për ty, për asnjë tjetër
Ti je nata, je dhe drita
Ti fanari në breg të detit.

Nuk lodhemi duke u lutur
Tek ikona jonë e fatit
Unë të ndez me një të puthur
Ti më vdes me zjarr mëkati.

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,682 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List