Poezi nga Odhisseas Elitis
Pemëdrita dhe e katërmbëdhjeta Bukuri
Me ″asgjënë″ jetova
Vetëm fjalët s’më mjaftuan
Në një kalim ere
ç’endur zëra jo të kësaj bote veshët e mi
fiu
fiu, fiu
trillova trille, mori
Çfarë gurëzalli në duar
ç’shporta bletësh të freskëta dhe stamna bymier, ku
dëgjoje një vuuu, të të këlthasë era robëruar.
Diç…
Diç demoniake, por që kapet si mes rrjetash, në formë Kryengjëlli
Çartesha dhe rendja
Arrita dhe stampoja dallgët, nga gjuha… dëgjimit
– E kavo të zeza, britja, dhe ju pemë të kaltra, çfarë dini nga unë?
– Num… numër, numërim…
– E?… Çfarë?!
– Num, numër, numëro sa…
– Nuk dëgjova… Çfarë?!
– Num, mërim, pafundësi…
Derisa kuptova më në fund
dhe le të më thonë të marrë
se nga një ″hiç″, ″asgjëja″, bëhet e gjithë Parajsa!
Kënga
Eja, të këndojmë së bashku
Atë këngë, që askush nuk guxoj
As brenda vetes të mund t’a këndoj
Të pëshpërisë vetëm fjalët.
Të kesh frikë të mendosh
A thua se të dëgjojnë mendimin
Ky është vetë mjerimi!
Kështu të katandisën faktikisht
Tejmbytur fobish, pasigurish, obsesionesh
Bri teje, ndodhin krime lemerisht
Dhe ti, asgjë, të mos pipëtish. Mbrëmjeve kthehesh shtëpisë
Me buzëqeshje shtirake qëndisur fytyrës
Ju tregon si përrallë krimin, fëmijëve të tu
Të një vajze të re në mesin e rrugës.
″Ti çfarë bëre, baba?
Çfarë bëre kur vrisnin atë vajzë?
Ku ishe baba? Ati ynë… ku ishe?
Nesër, ndoshta jemi ne në vend
Të asaj vajze!″ Ndoshta nesër të jesh ti dorasi i fëmijëve të tu, a e di?
Vazhdues i krimit me heshtjen… Eja pra të këndojmë të dy
Para se të jetë tepër vonë
Atë këngë që asnjeri këtu
S’ka gixim t’a këndojë!
Tani qesh nëse mundesh
Qëndronte përballë meje
Buzëqeshur, i lumturi, trillant
Fytyra, si dielli shkëlqente
Dhe sytë ndrisnin, si gurëvegjël, diamant
I bënin shenjë të heshtte
Por ai, vazhdonte buzëqeshte
Gjithë e më fort
Kaq, sa e qeshura teshkoj
Si një shigjetë e nxehtë
Zemrat e ngrira të njerëzve.
Turma u trand
Njeherazi ngulën përmbi të vështrimin
Pa u shqitur një çast
E më pas, filloi përbetimi
E ngucën një qosheje
Fillimisht gojën ja shqyen me duar të zhveshura
Pastaj i qepën mijëra kotka
″Dhe tani qesh nëse mundesh″
Ulërinin
Tek largosheshin
Të lumtur
Nga vendi i krimit.
Shqipëroi: Vasil Çuklla





























Leave a Reply