Poezi nga Ramiz Kuqi

ramiz kuqi

Poezi nga Ramiz Kuqi

 

 

FRYMËZIM

 

Nëse (S’) vjen
Kur ëndrrat brufullojnë
Do t’i mbyll të gjitha udhët
Dritaret me rrjeta në mesnatë
Krojet
Detet me pelikanë
Frymëzim !

 

 

VARFËRI

 

Je si tingull i zymtë që bie
Pingul mbi pjata të thata
Nga lugët
Që kërcasin mbi shpirt
Hije e rëndë
Që na përcjell në çdo hap
Një jetë pa Fjalë
Bie si këmbanë e shurdhër
Nëpër udhë
Të dëgjon kush ?!

 

 

PAS DY PIKAVE

 

… çfarë të shkruaj më
Më duhet një këngë e re
Ta harroj stinën që iku
Aq tinëzisht
Si një shushurimë dushku
Pa e dëgjuar mirë
Oh sa keq kur s’je vetja
Fol o gur , fol !
Me Ty bëra mure kala
… një ëndërr
Seç mori dhenë, seç përlau
Udhëve në pakthim !

Mes dy pikave…

 

 

MES FAQESH LIBRI

 

Sa kam nisur ta shkruaj
I kam strukur ëndrrat

Veç kujtimeve
Asgjë s’të afron kjo stinë

Mes faqesh libri
Dridhen germat

Tunden degët në pemë
Nga kjo erë

Mes faqesh libri
Sa është rebaluar kjo fjalë !

 

 

PIKË

 

Në fund të fjalisë
Kallëzom o fjalë
Në cilin varg ta grish
Ta grish këtë varg të tretur
Në cilin dritare të sogjoj
Ta zgjoj nga gjumi
Hirin e fjetur
Lë të pikoj ky shi
Lë të pikoj deri në fund!

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,315 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List