vullnet

Poezi nga Vullnet Mato

 

 

SINDROMA E QOFTËLARGUT

 

Ravi Zakaria bisedoi me gjeneralët 1)
kur qoftëlargu i Kremlinit kishte vdekur.
Ata treguan, praktikën e tij me vasalët,
për sistemin shtypës me burg e hekur.

Diktatori i uli gjeneralët në rrethore,
dhe kërkoi t’i sillnin një pulë gjallërisht,
me disa kokrra misri, një grusht dore,
parimin politik të sqaronte konkretisht.

E rropi pulën, me duart prej muzhiku,
derisa e la me lëkurë të lakuriqur.
Pastaj e lëshoi përdhe, pula nuk iku,
por e ndoqi pas, kokrrat duke çukitur.

E shikoni, o komandantë superiorë?!
u tha gjeneralëve, tepër të mahnitur,
që s’kuptonin, me shpuplimin mizor,
ku donte të dilte strategu i ndritur;

Ja, kështu populli të vjen pas i bindur,
ndryshe, kur ka pendët fluturon i lirë,
gjen misër e grurë, për t’u nginjur,
ku t’i dojë qejfi, të kullosë më mirë!…
* * *
Qoftëlargët tanë trashëguan këtë parim,
prej etërve, në pushtet për t’u ngulur,
teksa ne presim të ngrihemi fluturim,
me të gjitha puplat dhe pendët shkulur!…

 

1) Ravi Zakaria, filozof amerikan, që vizitoi
Kremlinin pas rënies së komunizmit.

 

 

 

ZANA E BJESHKËVE

 

Kisha ëndërruar dikur, në moshën rinore,
të bëhesha dhëndër me një zanë bjeshke.
Dhe si ylber harkuar mbi malet mjegullore,
imazhin e saj kërkoja, në purpurime vjeshte.

Zbrita te mrizi, me lentën qiellore në duar,
të dalloja sytë e saj me valëzim të kaltër.
Lisat e moçëm thanë, zana e fundit qe martuar,
para pak kohësh, me një princ të largët…

Atëherë psherëtiva, sa më erdhi logu vërdallë:
Ah…fati im qenka shituar nga zanat e bjeshkëve
dhe zemra ime përgjëruar për atë bukuri të rrallë,
s’ka për të provuar dashuri tjetër gjer në vdekje!…

Po si do mund ta ngrysja beqar të gjithë jetën,
pa gjetur bukurinë e një zane të pamartuar?
Ndoshta s’do kishte bjeshka një femër tjetër,
aq të magjishme si ajo zanë e ëndërruar?…

Nga pikëllimi i thellë, lëshova sytë e përlotur
në rrugën e lagjes sime, me gurishte asfalti.
Atë çast dora adoleshente e një fqinje të vogël,
më fshiu lotët me gishtat, si fasha mëndafshi…

Kur vështrimi i turbullt m’u kthjellua te sytë,
ajo buzëqeshi ëmbëlsisht e më puthi në faqe…
Uaa, nga dole ti, moj zanë, me shpirt të dëlirtë!
Mos vallë zbrite bjeshkët, për mua në këtë lagje?!…

 

 

 

GJUHA E URREJTJES

 

Pse, o njeri, flet fjalën e keqe,
kur nuk të kam vrarë babanë,
as të kam kapur në pyll me leqe,
as të kam prerë në besë vëllanë?

Pse më shan me degë e rrënjë,
duke u derdhur helm njerëzve,
kur nuk të kam përgojuar tët ëmë,
as nuk të kam rrahur për vdekje?

Pse harxhon aq shumë të holla
të më nxish, me katran dhe blozë,
kur s’të kam varfëruar me miliona,
as të kam bërë hile në bixhoz?…

Pse më ndërsen egërsira briri,
dhe bën zagarë njerëzit e shkretë,
kur s’të zgjidha qenin nga zinxhiri,
të të copëtonte këmishë e brekë?

Pse më urren bre, kot së koti,
kur mund të jemi miq për kokë,
kur mund të qeshim e të lozim,
ose të pimë dhe ndonjë gotë?

Gërmo pak, për etërit shekullarë,
mund të dalim dy degë në një lis,
mund të kemi një gjak në damarë,
me ata që nderuan shpatat e Arbërisë.

Zgjidh në fjalor, ca fjalë dashurie,
goja e hidhur të kullojë musht,
pastaj bijtë e tim biri dhe sat bije,
mund të na bëjnë edhe krushq.

Sikur gjuhën ta ëmbëlsonim bashkë,
të gjithë sa jemi mbi këto brigje,
të na pikonte goja vetëm mjaltë,
do na kishte bota në krye të miqve…

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,314 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List