Poezi nga Mimoza Çobo
Kushtuar ikonës së pavdekshme te artit kinematografik shqiptar z.Demir Hyskja, i cili sot u nda prej te afermve,prej nesh,prej miqve,prej artit që i fali me dëshirë jetën dhe zemrën.Shpirti i tij ngjiti shkallët e parajsës ,për të vazhduar mes ëngjëjve debutimin virtuoz .Sepse Ai është i pavdekshëm dhe i tillë do mbetet për të gjithë brezat!
Zemra dhe shpirti i Tij të prehen në paqe !
I paharruar kujtimi dhe vepra e këtij Gjigandi, në shërbim të artit dhe kombit!
ZËRI YT HYJNOR
Zëri yt me shpirtin e kombit është trazuar,
rrënjët ka hedhur kësaj toke të lashtë.
Çdo copëz qielli, ty zërin s’ta ka harruar,
kur thyeje heshtjen bedenave të kalasë.
Zëri yt hyjnorë rrjedh burimeve kulluar,
ende natyrshëm fërshëllen nëpër bjeshkë,
valë e bardhë mban iso brigjeve shtruar,
e qeshur shpërthen lulja rozë në pjeshkë.
Ti,artist brilant,thjeshtësisht je kurorëzuar,
se fjalën stërgjyshore mëkove me zjarr,
ndaj miliona shqiptarë presin ekranit malluar,
syrin t’ua ngjyrosi nuancë e zërit kristal.
Zëri yt me shpirtin e kombit është trazuar,
rrënjët ka hedhur kësaj toke të lashtë.
Në çdo metrazh filmi ndrin pishtar i pashuar,
ti ikonë e pavdekshme ku falet çdo shqiptar.





























Leave a Reply