Poezi nga Eduard Leka

eduard Leka

Poezi nga Eduard Leka

 

 

TI JE

 

Je mendimi im i ëmbël
që më shoqëron kudo
në udhëtimin plot pengesa
në kërkim të lumturisë

Ti je far i pashuar
më ndricon në mes të detit
kur hubas në errësirën
e lotëve të vetmisë

Je ledhatim i loteve të mi
si fllad ere mi flak në det
te fshehësh trishtimin tim
në ujin e kripur, prej gjithësisë

Ti je në kerkim të syve të mi
për ti bërë ato magjishëm
te lozin duke qeshur
në valsin e harmonisë

Je tik taku i zemrës time
e frymëzon atë fort të rahë
zemrat tona bashkojnë notat
këndojnë duetin e poezisë

Ti je djepi i fëmive të mi
gruaja e jetës time
je pasioni, flaka dhe uji
i zjarrit të dashurisë !

 

 

 

13680813_766845423455335_3268761278197119857_n

R E F L E K S I O N

 

Jeta është mjaft e ndërlikuar
thjeshtoje ti
vetes peshën për tia shtuar
është marrëzi
mos vazhdo ta komplikosh
është cmënduri
Merre pak me shaka e pak
me ironi
jo shumë seriozisht, Qeshu
o njeri
kështu bën dhe rimë na del
poezi.

 

 

Jeton në trupin tim

 

A mundet të ketë
Deshmi
Më të qartë
Se këto pika ujë i kripur
Mes gishtave të mi
Se ky lëng i kuq
Që furishëm
Rjedh në vena
Se aroma jote
E trëndafiltë
Unë prej saj droguar
Si mundem
Të jetoj pa u zhytur
Në dy liqenet
E syve të tu
Vetëm ti shoh
Nuk më mjafton
Mendimi im
Shtrin nje urë
Nga ti tek ti
Pa shihu mirë
Më tepër
Se në trupin tënd
Je ngulitur
Thellë në shpirtin tim
Ti linde
Për të jetuar
Në trupin tim
Mbështete kokën
Në gjjoksin tim
Vetëm bëj kujdes
Të mos digjesh
Si vullkan
Në shpërthim
Shpirti është ndezur
Lërmë të përkëdhel
Kacurrelat e tua
Të thith i etur
Buzët e tua
Që aq fort i dua
Ti je thellë
Në shpirtin tim
Përjetësisht
Në trupin tim.

 

 

 

13879377_765699133569964_8085407229942813545_n

Kush ka thënë që nata është vetëm për të fjetur ?

 

Në qetësinë e natës :
Shkruan krijon
Në krahët e të kaluarës
Hidhesh mendon
Mes kujtimesh të bukura
I vetëm rri
Heshtjen dëgjon
Malli të zë
Nga sytë rrjedh
Nër faqe ngel
Shija e kripur
Shpirti qan
Dhimbjen çliron
Shpirti qesh
Dashuron
Embël mendja
Erotizëm intrigon
Mbi të gjitha
Në ëndërra zhytesh
Shpirti jeton
Në errësirën e natës
Flakë zjarri
Botën ndricon !

 

 

 

13873197_764785236994687_264745483332639896_n

AH SIKUR

 

Ah sikur
Të mjaftonte
Ne njëri tjetrit
Mendimet
Ti lexonim
Për të ndjerë ti
Të gjitha
Puthjet e mia
Dhe unë të dija
Se cfarë
Provon ti
Ah sikur
Të isha pena
Dhe ti karta
Embël
Te shtypja
Mbi ty
Për të mbuluar
Me bojën
Dhimbjen
E mungesës tënde
Ah sikur….!

 

 

 

13892335_764769466996264_7023787681309937713_n

POEZIA

 

Poezia lind
Brënda nesh
Nga fara
Të mbjellura
Ndjenjash
Porsi bima
Në tokë mbin
Cel dhe lulëzon
Aromë e saj
Me erën fluturon
Në shumë shpirtër
Folenë zë e ndërton
Por ka edhe
Poezi te tjera
Dalin fjalë
Kur nga sytë
Shije e kripur
Shteron
Nga dicka
Që ndjen brënda
Ka të bëjë
Me shpirtin
Kur clirohet
Mer formën
E jetës eterne

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s