Poezi nga Marjeta Shatro

10309512_788556414517650_4258646343985521526_n

Poezi nga Marjeta Shatro

 

 

Unë dhe ti

 

Unë dhe ti

Një stinë e ftohtë midis nesh

Ndarë nga  mure  të lartë  akulli  !

veç psherëtijmë në heshtje!

Unë dhe ti

Kufij të ndarë pakuptimësisë çast

Brenda dhimbjesh  valë trazimi

Brenda nesh botë e pamatë.

 

 

 

***

 

Lundro e qetë anija jonë,

Në qetësinë e natës së pamatë,

Nën madhështinë e yjeve që ndrijnë!

 

E bukur vela-ëndërr që drejton anijen tonë!

Drejt kufijve më të fundit

E me një lutje i mbyllim sytë:

Lundro e qetë anija jonë!

Mbushur me dashuri të dlirë,

Të thellë e të heshtur krejt!

Pa fjalë, pa zhurmë

Thjesht dhe me zemër : Të dua!”

 

 

 

Si drita që puth sytë

 

Dashuria jonë do të shuhet,

Kur dielli të harrojë të puthë tokën,

Kur hëna të mos puthë detin,

Kur malet të mos puthin lartësitë e qiellit!

Gjithçka sipas ligjit hyjnor

Si drita që puth sytë,

kur çel agimi i ndritur!

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s