Poezi nga Lindita Prenga
***
Kur
toka e qielli bahen njëherit bashkë
lidhun skaj më skaj me gërshetin e reve.
Atëherë
andrra e shfaqun netve më parë
merr jetë në një tjetër version
bahet realitet i të tjerve..
Përmbushesh dyherësh në të tanin shpirt
dridhesh me gëzim’ hidherimin.
Kjo jetë
i pret gjanat si me natë me ditë.
Ndërsa toka
se çan kryet, vazhdon si don vetë rrotullimin.
Kontrast!
Përrallore
e jotja panoramë,valëzimet e tua.
Bukuria për rreth, gjerdan frymëzimi .
Rendja mes kohërave freski që nuk u shua
ndjenjë, perceptim, filozofi gjykimi .
Parajsa në vete të fton ëmbëlsisht
kombinimi i kontrasteve të zgjon nostalgjinë .
Pran teje kënga jehon nëpër guva
rendja e gjithçkaje për të shijuar mrekullinë .
Aty kërkoj të gjej pakëz harmoni
ashtu si natyra harmonizimin ta fali.
Të marrë me vete fllad,e lumturi
jetës t’ ja dhuroj, sepse ma don xhani…
***
Një shkreptimë
zgjoi qiellin prej gjumit
u tranuan retë nga shtrati i dashurisë.
Nga të bardha
u bënë të zeza sterrë
u djersitën
të shpuzitura ujvarës së çudisë.
U derdhen
drejt tokës me t’ madhin rrëmbim
me mua
u përplasën pa më thënë arsye.
Unë po puthja
detin, malet, diellin e mallit tim
se di ,
ç’ dhimbje patën, kush aq shumë u rrëmbye.
Dëgjoje t’ timen zemër !
Melodi i vibracionit të zemrës
akorduar kordave zanore .
Neuroneve të tendosuara
ritmikisht të gjallëruara .
Dëgjoje hapsirës së qenjes tënde
flet me gjuhën time.
Asaj të zemrës, të ndjenjës
rrethuar me nektar dashurie .
Hareshëm sot, nesër
është e vetmja këngë pafajsije.
Përcjelle thjesht, në hapsirën jetë
mes veshtrimesh, buzëqeshjesh .
Dorëhedhur mbi shtat
kokën në kraharor
Orës së zemres
kurdisur në heshtje .
E mirpritur apo jo ..
me faj, apo pa faj
s’ don t’ ja dijë .
Dëgjoje!
Në është thënë në heshtje .
Dëgjoje !
Në e mohofsh s’ është për fajn tim
dhe pa ty do e ruaj të pastër dashurinë!!!
Lindita Prenga@




























Leave a Reply