Kur vret poetin, ke vrarë lirinë! / Poezi nga Mimoza Leskaj

Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

 

Kur vret poetin, ke vrarë lirinë!

 

Kur të mësoni se kam vdekë,

kur të thoni “ndjesë pastë”

A e dini se ç’farë kam hjekë,

unë poeti zemërzjarrte?

 

Ahh…!  Poeti i lirisë,

ne e dinim se ç’ ke hjekë,

se liria nuk kish krahë,

se liria ish e mjerë!

Dhe Ti për të këndove,

si ty kish dhe shumë të tjerë!

 

Bukur pena jote shkroi,

zerin ngrite, Ti nuk heshte,

e tërë bota e dëgjoi,

sa shumë atdheun e deshe!

Oh mor vit, o vit i çjerrë,

nuk qe mesjetë por, 88-të!

 

Ti e deshe,…,

po ajo të deshi vallë?

Se dhe klithmën që lëshove,

e more me vete në varr!

Ku ish atdheu për ty,

që veç nëna, mbeti pa djalë!

 

Kujt i dhembi mendja jote,

përgjërimi për liri,

kush e shkroi e nënshkroi,

vdekjen tënde kob të zi?

As ju dridh dora e zezë,

as ju dridh shpirti i zi!

 

Ah moj tokë, si durove,

të mos shtrish birin tënd,

për poetin e lirisë,

nuk e pate njè cope vënd?

Ai ty shumë të deshi

përkedheli emrin tënd!

 

Gjakatarët si i durove,

ti mbash qeshur e gëzuar,

kur duart me gjak i lyen,

me poetët e ligjëruar?

Si ndejte pa marrë hak,

pse e tëra re në lak?

 

Poeti është vesa e mëngjesit,

që ty moj tokë të ushqen,

është si rrezja e diellit,

që të ngroh e të jep jetë!

Kur vret poetin ke vrarë lirinë,

nuk sheh diell e nuk sheh hënë.

 

Ahh tokë! … e mjera tokë,

me ty u zura sot,

se nuk dite të ulërije,

kur të hapën e të bënë gropë,

dhe nuk munde ti ta shtrije,

por le birin tënd, të tretet në këmbë!

 

Disident…? E çdo të thotë?

As nuk e dua këtë fjalë,

dua poetin të jetojë,

e dua të shkruaj e të këndojë,

të mos vdesë, të jetë i lirë,

për të gjithë ATA Havzi-të!!!

 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s