Poezi nga Lek Gjoka

lek gjoka 11

Poezi nga Lek Gjoka

 

 

Kur të ikim nga kjo botë…

 

Të gjithë do ikim nga kjo botë
edhe ai që fle nën urë
edhe ai që s’te njeh ty o Zot
edhe ai që mekat s’bëri kurrë.

Diçka do leme mbi ket planet
e di, shpirti do jet i lirë
ai s’vdes por terheq e shtyn si magnet
shpirtrat që n’balte e lanë njërine!.

Të gjithë do ikim nga kjo botë
edhe ai që s’i del një jete të numëroi pasurine
edhe ai që pak Dhe s’iu hodh mbi kokë
por një peshore vdekjeje e peshon njërine!.

Diçka do leme mbi ket planet
ate që Tokën s’ë le të vdese
buzëqeshjen e jetes që çdo mengjes
njëriut i hap çdo portë fati e shprese.

Të gjithë do ikim nga kjo botë
nuk e kuptuam kur erdhem në jete
e kur dhimbje na sollen miq e shokë
thamë kjo jetë e rrejshme s’është e vertete.

Kur ne të ikim nga ky planet
ah sikur bota të jete në Paqe
se dhe kur të ndahemi me ty o Jete
do ndahemi pa shumë keqardhje!..

 

Kosovës duan me ja futë ndërkamzën

 

I vrenjtur balli i Kosovës
i trishte shikimi i Bjeshkeve të Nemuna
në avionin e lajmeve ngatërrohen lajmet
shkjete po jetojne në boten e andrrave !.

Europa po thure pëlhuren e pritjes
si shtëpi merimange që thurja s’ka fund
zgjat ditet e lodhura,muajt a vitet
por andrra e shkjaut moj Europe ashte e turbullt !.

Ja fute njehere ndërkamzen Shqipnise
se ishim të lodhur ne roberi shekullore
Kosovë pashe Zoten hapi mire sytë
se Europa të rrezon edhe tu të majte per dore!.

Se djalli nga stepat s’po le gure pa lujte
se i mbyturi në uje edhe ty don me të mbyte
dil në diell se hija ti vret sytë
dhe durimi po shterrohet per dite !.

Sa mire o Zot që bri Atlantikut
era ledhaton kete komb me arome Lirie
që ndihmon të vegjlit e nuk ja shkel besen mikut
dhe kurre s’ju jep doren padrejtesive !.

Ejj, Kosovë pash Zotën hapi mire sytë
se Europa të rrezon edhe tu të mbajte për dore
sa te kesh miqte të mos kesh kurre frikë
Miqtë që me Lirinë falen në Faltore !…

 

 

M’ fal Shqipëri !.

 

M’ fal Shqipëri së s’jam shqiptar
si keto që thonë të duam shumë
por për pare e për ar
të kanë hedhur drejt e n’Lumë

N’parlament hyjnë plot gallatë
sot është koha e internetit
fyjnë nga nëna e nga gratë
po iu prish pika e lezetit.

Në kompjutëra e telefona pa meraz
dergojnë mesazhe plot ngrohtësi
ke shumë lodhje o politikani matrapaz
ndaj do dhe femra për pak freski!

Kur vjen puna tek pazari
ti shet nënën
gruan e qon haren të “sulltani”
ju bën gjëmën.

Mbushët gjepi dhe kuleta
plot për plot
të vdiq nderi, të vdiq besa
hije lëshon kot.

Kush e solli ket mortaj o Shqipëri
politika pa u shqëtësu
të ka fut me krye n’hi
do me të mbaru !.

M’fal Shqipëri së s’jam shqiptar
që s’ka bese dhe nuk ka nder
s’do të lëme të te hedhin n’varr
ty Shqipëri e ti Kosovë, jo asnjëher!

Ndaj Rini nga gjumi zgjohu
dhe të shpërthesh mbi to plot zjarrë
politikes thuaj n’Ferr qetesohu
së Zoti Shqipërinë e fali për shqiptarë.

 

 

Nënat

 

Kur dhimbja në shpirt të gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtëror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nëna si ne një ëndërr të arte.

E dhimbja në çast iken rreshqathi të mbytet ne det
dhe dielli shpirtëror të fal ledhatime
fati te merr në krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje.

Nëna kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo është mungese
ke gjithmone tallaze shpirtërore
dhe ndienjat asnjëhere s’ kanë me qesh!..

 

 

Ah, sa të lodhen ca poete o dashuri..

 

Lëshohen sot ca poete me vargje çalë
turbullohen ndjenjat qorrohen sytë
rrëzohen epshet valë-valë
se i ngatërrojnë me dashuritë.

Femer të ngatërruan në ngatërresë femërore
nëpër vargje bukurinë po ta mbysin
çdo cep i yti për to kalon në prekje dore
dhe ndjenjat ti shesin në një pazar me misrin.

Ah femër, veç ti je bukuria dhe shija e jetës
që në vargjet e tyre vdesin pa lindur
se s’ ka frymarrje si afrohen as ëndrrës
e cila pa ardhur rikthehet për të ikur.

Ngatërrohen epshet, fërkimet
sepse çdo puthje është e helmatisur
në kërkim të birrave n’ vargje nisin kërkimet
por dashuria në vend i ka braktisur.

Ah sa të lodhen ca poete o dashuri
së ngatërruan epshet dhe zanatin e prostitutës
do vij një ditë po, po, këtë e di
se këto vargje pa u nisur do vdesin rrugës!..

 

Lek Gjoka
Jacksonville Florida

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s