Tradhëti / Tregim nga Melaize Gropa

 

melazie Gropa

Tregim nga Melaize Gropa

 

 

Tradhëti

 

 

Jam këtu sërisht. Në shtëpizën  tonë, në dhomën tonë, Jam mbështetur në krevatin tonë, këtu ku lumturia kishte strehën e saj, ku ëndërrat e mia fluturonin hareshëm larg, në hapësirën pafund, aty ku s’ kish forcë ti ndalte. Mirësa  pështjellonte shpirtin tim veshur në mëndafsh e petale lulesh shumëngjyrëshe, sa dhe vet ylberi zilepsej kur unë fluturoja mbi të.

Kisha pushtuar botën, atë botën time, të cilën e sundoja mjeshtërisht. Shkelja lehtë mbi të çdo ditë, sepse rituali jetë kështu është ndërtaur, por ecja aq lehtë, sa më dukej  sikur ecja mbi lule e druhesha mos u prishja bukurinë. Ti miku im, shoku im më i mire ishe aty në çdo frymëmarrje timen. Ti, dashuria ime s’ reshtje së më bëri të lumtur. Ndoshta më dukej mua!

Ishe brenda çdo gëzimi, çdo brenge apo loti. Ishe si kristal që vezullonte në sytë e mi. Më i shtrenjti njeri.  Isha gati të jepja frymë time për  të të mbajtur ty në jetë, të ndalja rrahjet e zemres sime që zemra jote te rrihte fort prej gëzimit. Fshihja nën lëkurë lodhjen për të të falur ty gëzim dhe lumturi. Harrova të jetoja, veçmas teje. Nuk jam penduar për asgje nga këto, e kam bërë dhe do e bëja sërish nëse do ta meritoje. Ishte merita jote që arrite t’ më pushtonte zemrën e gjaku yt lëvronte në venat e mia. Ishe ti që më falje kënaqësinë e të qenurit grua dhe nënë.

Jam sërish këtu në shratin që ndanim të dy, netëve plot kuptim dhe jetonim çaste plot pasion. Aty ku hëna ishte dëshmitare e dashurisëtonë të madhe, e dashurisë si nëpër ëndrra.

Më pas retë e zeza do përfshinin qiellin tonë dhe gjithçka do përmbysej. Kaq shumë jam mjegulluar në sy e shpirt, sa ende se di, nëse kam jetuar një ënderr atëherë, apo jam në ëndërr tani? Di vetëm që janë dy realitete krejt ndryshe, të cilat i ndau nga njëra- tjetra, ajo ditë e zezë çdo pjesë e jotja lexonte tradhëti.

Ajo ditë mbolli helm në shpirtin tim, shkurtoi flatrat për të mos fluturuar më, ndali rrahjen e zemrës për të mos pulsuar më dashuri, por veç zhgënjim, ndali buzëqeshjen që rrezatonte fytyren time, ndali shkëlqimin e syve, për ti mbushur me lotë dhimbjeje pa kufi.

Jam prapë këtu, në krevatin ku përkundnim bijtë tanë gjithë dashuri, ku u tregonim përralla për ti  zënë gjumi e ne më pas  të shkriheshim në pasion. Tani jam vetëm përballë tyre, pa ditur ç’ tju them e tregoj kur më shohin të brengosur. Ç’ ti them tim biri  adoleshent? Ai e kupton dhimbjen time. E shoh në vështrimet që më hedh herë pas here me syte e bukur, por të trishtuar. Do të falja gjthçka veç mos të shikoja atë vështrim.   Ç’ ti them  vajzes që nuk e di akoma ç’është dashuria? Më ulet pranë më shtrëngon në krahët  e saj të njomë,  më puth e më  thote:

“ Të lutem mjaft qave!”

E sapo nis të gjej fjalët që mbyturazi dalin mes lotësh më ndërpret e më thotë :

“ Mami s’ të kuptoj   dot.”

Ç ‘ti them vetes? I pëshpëris sa here jam vetem  :

“Ji e forte”, ji e forte, por ndiej nga dita në ditë që forca për të të falur po më lë. Fshij lotët e me magji i kthej buzëqeshjen e shtirur fytyrës, sa herë  jam përballë teje.

Ti më vrave. Më vrave trupin, më vrave zemrën. Lotët e mi u kthefshin në lumë të kulluar,  ku njerëzit të shohin pasqyrën e shpirtit tim dhe Ti të shohesh atë që ndoshta s’ arrite ta shohësh kurrë. Lotët e mi nuk janë lotë  që rrjedhin prej syrit, por janë lotë që burojnë prej shpirtit. Nëse do të fal e bëj për vete, për  fëmijët që janë drita e syve të mi, janë  ata që më japin forcë të eci nëpër rrugën e vështirë të jetës e më rikthyen  dritën që po shuhej prej dhimbjes, të cilën ti e mbolle. Por prapë s’ të urrej, veç ndiej që dashuria ka humbur rrugën, ka harruar të jetojë nën çatinë tonë si dikur. Nuk e di sa do mundë të çelë përsëri, sepse loti than çdo lule e çdo dashuri..

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s