Poezi nga Fatbardha Sulaj
***
… harresë.
Në stinë të tjera do takohemi,
në mendime.
Ndoshta kur gjuhët e flakëve
të ulërasin,
prej mungesës,
prej dëshires
prej grisë së tejzgjatur,
prej errësirës,
Harresë…
***
…dielli, unë dhe deti
qielli, toka,
Pafundësia
shtrihet para meje…
***
Mëngjes në re
kulla të bardha ngrihen
dukshëm qiellit
gjurmë faraonësh,
gjurmë mesish,
gjurmë humanoidësh
sërish…
Mëngjes i brishtë
Gjysmë vere,
gjysmë vjeshte
në horoskopin e ditës
një set
bestytnish,
ku moderatorët
Sajojnë rastësisht
Mëngjes në re..
***
…ndjej tek nata puth butësinë e lëkurës
..duke derdhur vesë mbi kashmir
Shpirti, arratiset në botë pasionesh
magji e humbur pa gdhirë..
***
….ka dritë brenda teje,
brenda egërsisë,
një grimcë butësie gjej,
për të thene ,
Ti, nuk je sikur bën…




























Leave a Reply