Poezi nga Marjeta Shatro
***
Nuk di të ndahem prej vetmisë.
Unë jam udhëtare e heshtur në rrugët e jetës.
Ndonjë fjalë e pathënë mbetet hijesh pas
Zvetënuar grisë së qiellit
deri në të fundit bulëzim
Nuk më pëlqejnë turmat
Largohem prej zhurmës, shumë më larg
E brishtë në pakuptimësinë e fjalëve pa fund
Strukur në vetvete,
si në plogështi
Unë ekzistoj në formën time.
***
Ditë të njëjta ndjekin njëra-tjetrën.
Pulëbardhat e sermëta fluturojnë mbi det.
Tek-tuk ndonjë anije me vela, ndonjë varkë peshkatari ose ndonjë katamaran.
avitet bregut si hije, ngadalë.
Unë buzë detit kundroj.
Pres të vijë nata, hënës t’ i këndoj
Zbehtësisë larë valëve të argjendëta,
që çdo brengë shpirti detit t’ ia fal.
Kaq e heshtur dhe drithëruse zgjatet gjer në kumtër
Në kufijtë e ëndrrës më të bukur
Dhe unë…
Dashuroj dhe sytë e tu i kërkoj në yje.




























Leave a Reply