Vasil cuklla

Poezi nga Vasil Çuklla

 

 

Mos

 

Mos!… Mos ja thyej kohës, pasqyrat
Se s’ke ku kreh më, paruket e ëndrës!
Tani që gjithë fotove, ju a grise fytyrat
Dhe plagë ju shtove, plagëve të zemrës.
Ah dhe të tregonin, karaktere pasqyrat!

 

 

Mjaft!

 

Mjaft më me gënjeshtra, Homer, plak i lënur!
Mos më thuaj se Penelopat, presin vite Odisetë
Siç presin kishat besimtarët, xhamitë, teqetë…
Penelopat s’endin pëlhurat në pritje
Lakun endin përshpirtur. Përgatiten për ikje
Shtegun zgjedhin. Udhëmbar, a, të nëmur!

 

 

Nostalgji

 

Nostalgoj vendin tim, vendit tim tek jetoj.
Pranguar nga malli, zixhira që s’duken…
Nuk ka plagë më të hidhur, vetëtim që shkrumbon
Si të shqyej pranga, a plagë të shëroj?
As plagët i shoh, as zimxhirat këputen!

 

 

Aherë

 

Ishim fëmijë aherë, e mban mend
Kur të vodha një puthje, kur më rrëmbeve një jetë.
Tani veç kujtime!…Dhemb
cilindo që të prek.
Mbemë dy monologë paralelë. Vërtet!

 

 

Hymne këndojnë qiejt për Ty!

 

Erdhe në jetë e Tërshenjta Mari
kur askush nuk e priste.
Nuk e priste njeri
të lind Nëna Shenjt, në gjashtëdhjet vjeç!
Erdhe, Dritën të lindësh
të mishërosh Perëndinë.
Të lindësh Krisht shpëtimtarin, të flesh…
Mbasi pive gjithë helmin
të shpëtosh njerëzinë!
Hymne këndojnë qiejt për Ty!

 

 

Vegim ëndërruar

 

Se të desha, si unë!
Të rrëmbeva, si unë
Të përqafova, si unë
Të shtrëngova, si unë
Të përkëdhela, si unë
Të putha, si unë
Të zhvesha, si unë…

Pastaj
u zgjova!
E pashë,
flija gjumë!

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,681 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List