0foto poeti ilir paja

Poezi nga  Ilir Paja

 

 

Kur Durrësi ngrihet poemë Deti…Qytetit tim…

 

Dy Epidamus në Dyrrahnë…
Qyetiti ynë.
Durrësi!
Deti ngrihet në poemë për Ty.
Je tingëllimë…trok…galop…zhurmëri
Zhaurimash valë…dallgësh.
Qiell…det…nëntokë.
Prè ke historinë.
Heshtjen ke mirësi.
Virtytin meditim.
Por s’frymojnë.
Nëntoka të ka skalitur përjetësinë
Si pasjeta eshtrat…
Veç guxim krahësh erërash…tallaze
Detrash të duhet!
Të ulesh post hero mbi fron antik !
Muzgu bie mbi ty herë qefin për dhèun e
Nënvetes…në Dyrrah.
Dhe herë të tjera plagosur.
Dhembje dielli…nën tehun
Mprehës të horizontit.
Ndërsa nata bulëzon yje…
Ringjallja skërmitet në qiej
Gërvishës.
Në Kodër “Vilë” ke pritjet
Post mortum.
Ndërsa gjiri bregdetit
Fustan që Sirenën e Adriatikut
Pret ta rrëmbejë luftëtar Ilir…
Gdhendur nga balta dhe lyer me allçi!
Amfitetatri rënkon pas çdo shfaqje.
Zëri në skenë nuk ruan mure.
Ulur paqshëm dukemi mumje.
Të cilët një ditë do na veshin lutjet.
Kur duhet të na ruajnë nga kalorës
Në detarë…
Ati ynë tri mijëvjeçarë.
Dashuruar çdo çast me zë fluturimesh.
Ku si varkë bregun puth si ati foshnjen.
Nëna, era jote që e shtyn detin në hero.
Deti…Ti…ne…
Muze i gjithi! Nga kalldrëmet e rrugicave.
Në ato të valëve.
Hëna guaskë kur ulet mbi qytet.
Mbajmë vesh tingujt e shekujve.
Si dashuria ime për Ty…Cicëron i së nesërmes!…

 

2016.

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,348 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List