Rexhep Hoti

Poezi nga Rexhep Hoti

 

 

DEDIKIM ATDHEUT DHE ZOTIT

 

Atdheut
Dhe Zotit,
Ju përkulem përjetësisht!

Me ju
Filloi Shenjtëria në Gjithësi,
Mëkati lindi prej Jush,
Lindi dhe Thjeshtësia!

Njeriu ka edhe gjysmë Kohë Diellore
Të lozë mospërfillës, me brengë e dashuri
Nën Puthjen e Dritshme
Të këtij vrasësi të pamëshirshëm të së Nesërmes Tokësore!

Dedikimi
Mbi Atdheun dhe Zotin,
Dua të mbetet edhe pas puthjes së Fundit të Zjarrit Diellor,
Dua,
Këto vargje ta përcjellin
Ikjen e Njeriut nga Vrasësi i Tokës
Dhe kur ai të jetë në një largësi
Të parrezikshme nga puthja e Lëmshit të Shthurur,
Një princ a princeshë rebel/e prej Hotit,
Shpresoj shumë të jetë në largim
I Fundit prej Tokësorëve
Për t’i hedhur vargjet e Dedikimit Skandaloz,
Jashtë Anijes kozmike,
Përcjellë me dritë të mjaftueshme sinjalizuese
Prej disa bombave atomike.

Do ta kuptoj atë Shenjë
Prej Varrit ku do të jem
E do të ngrihem për të fundit herë,
Grimcat e përzhitura prej lëmshit të shprishur diellor
Do t’i mbledh,
Për t’ju përshëndetur,
O Njerëz,
Në emër të shqiptarëve dhe të tokësorëve të tjerë
Në shqip natyrisht,
Tungjatjeta!

Për t’ju thënë
Në hapësirën tjetër të duheni më shumë,
Për t’ju uruar Mbarësi në Atdheun e Ri
Dhe për të mramën herë,
Natyrisht,
Do t’i falem shqip Zotit
Dhe me lodhjen e viteve disa miliardë,
Do t’Ju kërkoj ndjesë,
T’më falni shumë,
Dhe do të bij!

 

Tetor 2011
Durrës – Gërmi

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,336 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List